Drejtori i muzeut kërkon azil në Gjermani
Drejtori i Muzeut të Artit Bashkëkohor në Kazoria, një qytezë kjo e varfër afër Napolit, ka kërkua azil politik në Gjermani, nën arsyetimin se është ngopur me paaftësinë e institucioneve italiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore italiane nga mafia.
"I kam dërguar letër kancelares gjermane Merkel”, deklaroi drejtori Antonio Manfredi.
“E kam seriozisht. Kjo s’është kurrfarë performance artistike. Nëse e fitoj azilin, do të shpërngulem në Gjermani, bashkë me bashkëpunëtorët e mi dhe me 1000 veprat artistike të muzeut”, sqaroi Manfredi, i cili përndryshe është skulptor. Si konfirmim të synimit të tij, Manfredi para muzeut ka vendosur flamurin gjerman.
Ndryshe, Manfredi është themelues i muzeut në Kazoria (më 2005). Muzeun, siç thotë, e themeloi me qëllim që të “krijoj diçka të re në këtë qytet të vdekur”, ku mbretëron vetëm kriminaliteti. Mirëpo, sapo filloi të organizonte ekspozita për organizatën mafioze Camorra dhe problemet e imigrantëve, atij filluan të arrijnë kërcënime me vdekje, ndërsa muzeu i shkatërrua disa herë.