Ne kerkim te arsimit te vertete!!
Bexhet Arbana
Problemi i raportit te arsimit me jeten shoqerore luan gjithmone nje rol te rendesishem ne percaktimin e shkalles se emancipimit te zhvillimit te nje vendi. Interesi me i larte dhe me i shenjte i shoqerise eshte edukimi dhe pergatitja, e gjithanshme, e brezit te ri. Por, punonjesit e sektorit te arsimit duhet te qendrojne prane "halleve dhe shqetesimeve" qe perballon arsimi per t'u dhene aktiviteteve pedagogjike rendesine dhe rivleresimin e qasjeve prezente. Natyrisht, mund te mendohet se nje konkluzion i tille eshte i pamjaftueshem per te argumentuar kete arsyetim. Personalisht nuk do ta kundershtoja e hidhja poshte cdo argument apo qendrim ndryshe. Per kete mbetem i hapur, pra do te prisja me deshire cdo kritike te drejtperdrejte apo dhe arsyetim te kundert qe do ta mund t'i hapte rruge debatit profesional, ne sherbim te edukimit. Pervoja e gjate studimore, grumbulluar ne kohe na ka mesuar qe, nuk mund te mbrosh e per me teper te proklamosh "produkte" skolastike te paqena, imagjinare, qe efektivisht nuk ekzistojne. Kjo mbase, ne rrethana te caktuara, ne parim mund te mos jete dhe e vertete, mund te jete e diskutueshme, mbase dhe e kunderta, por dyshimi qe mbartim ne faktin qe, keto, jo vetem mund te "gelltiten", por mund te jene dhe faktore percaktues, sidomos ne kushtet e konfuzionit intelektual, lekund cdo besim. Ne keto kushte, vetem fryma e analizes realiste dhe mendimi kritik jane e vetmja mundesi konkludimi qe percaktojne frymen bashkekohore, perparimtare. Sot, thuajse gjithcka me karakter ideo-politik, shoqeror e pedagogjik duhet t'i nenshtrohet analizes profesionale, madje dhe vete individi lipset t'i nenshtrohet kesaj sprove. Pedagogjia bashkekohore nuk mund te pranoje asgje symbyllurazi, ajo nuk mund te lejoje mashtrimin etiko-profesional te askujt. Ajo eshte gati te pranoje, cdo mendim te gjalle, te perkulet, me admirim, para cdo fenomeni te gjalle. Vertetesia, ja cila eshte motoja dhe fjala e fundit e pedagogjise moderne! Vertetesia ne fakte, ne dije, ne bindje e ndjenje, ne perfundimet logjike, madje, kudo dhe per gjithcka, vertetesia eshte fjala e pare dhe e fundit ne kuptimin e nje arsimi modern. Arsimit shqiptar nuk i nevojiten deformimet intelektuale e profesionale, lajthitjet bajate, hipokrizia paranojake, genjeshtrat absurde. Skepticizmi shmang te verteten, nuk e perqafon ate, ndersa mendimi progresiv, ne vetvete, eshte i teri zbulim, i teri synim, i teri kerkim kreativ dhe deshire per te njohur te verteten. Ai nuk ka frike se mos e mashtron e verteta, nuk i trembet genjeshtres. Ne kete kuptim, specialistet e mirefillte, synojne te njohin te verteten e per pasoje, gjithmone mendojne, kerkojne te provojne madje dhe te rriskojne. E megjithate, duhet thene se kerkimi intelektual, jo kurdohere ka qene i lire, ndonese, te kontrolluar, specialistet ne te shkuaren jane joshur nga soditja spontane ose kane qene te ndervarur nga instinkti i vetembrojtjes, sipas parimit me mire "heshtje nen diktat" se sa artikulime intelektuale kontraverse. Por edhe ne rastet kur kerkimi ka mundur te clirohej nga "detyrimi autoritar", duke flakur tej gjithe sensibilitetin e soditjes spontane perseri, ata nuk kane mundur dot ta zevendesojne ate me substrakte kerkimore shoqerisht te pranueshme. Sepse dihet qe, vetem arsyeja e shendoshe kerkon kudo, e ne cdo gje, te verteten dhe njeh per te vertete vetem produkte te mireqena, duke marre prej tyre vertetimin e, identitetit, e pavaresise intelektuale. Aktualisht, sistemi arsimor shqiptar, gjendet perballe nje game te gjere problemesh ne tere dinamiken e zhvillimit.
Disa nga sfidat qe paraqiten per arsimin ne Shqiperi:
-Sigurimi i buxhetit te mjaftueshem per financimin e arsimit ne perputhje me kerkesat e reformave strategjike te zhvillimit.
-Mbeshtetje per institucionet private te arsimit.
-Procesi i zhvillimit te teksteve dhe plan-programeve te reja, ne pergatitjen, rishikimin dhe zbatimin etyre, qe perbejne dhe "thelbin" e reformes arsimore ne vend.
-Rishikimin e dokumentacionit ekzistues ne ndryshimin dhe pasurimin e akteve ligjore te (DN), politikave arsimore, dhe te planeve strategjike te zhvillimit.
-Perpunimin e programeve fleksibel te trajnimit me qasjet e reja bashkekohore.
-Perqendrim te shtuar te vemendjes, ne rivleresimin e "nxenesit" si objekt i punes edukative-mesimore e ne kete kontekst, respektimin e te drejtave te femijeve; luftimin e dukurive negative, me karakter shoqeror; hartimin e programeve cilesore per aftesimin e punes metodologjike te mesimdhenies e te nxenies.
-Ne strategjine e zhvillimit te arsimit te larte, prioritet lipset te kete sigurimi i vijimesise, pjesemarrjes dhe qendrueshmerise se masave reformuese, autonomiste, ne tere gamen e problematikes universitare.
LSI ne platformen e saj politike ka nje shtylle te rendesishme parimesh transformuese per sistemin arsimor.
Ne kete kuptim, konkludojme se, misioni i arsimit qendron ne sigurimin e arsimimit cilesor, permanent, i pranueshem per te gjithe moshat e nxenesve, ne menyre qe individi ta plotesoje tere potencialin intelektual e shpirteror ne progresin ekonomiko- shoqeror te vendit. Unifikimi i sistemit te arsimit, sigurimi i arsimit per te gjithe, eliminimi i fenomenit te braktisjes se shkolles, sigurimi i hapesirave te nevojshme logjistike, arritja e rezultateve te larta ne procesin e te nxenit ne te gjitha nivelet e shkollimit ne perputhje me standardet nderkombetare, perfshirja e komunitetit dhe e biznesit ne mbeshtetje te arsimit, informimi i opinionit per arritjet dhe veshtiresite ne sistemin e edukimit, permiresimi i infrastruktures ligjore, perbejne linjat e verteta, te platformes politike, te LSI-se ne fushen e arsimit. Shpesh artikulohet se, arsyeja pranon per reale nje te vertete, nje fenomen apo nje teori te njohur, vetem atehere kur gjen ne te vetveten, njesoj si permbajtja, argumentin. Asgje nuk mund te pohohet, e per me teper, te mohohet mbi bazen e ndjenjave, e te tekave personale: ekskluziviteti i takon arsyes se shendoshe e jo ndjenjes spontane, ndaj, lipset te ravijezohet fakti, qe individi gjykon ne emer te arsyes dhe jo ne emer te koshiences individuale. Shprehjet "me pelqen", "nuk me pelqen" mund te kene efekt kur behet fjale per veshjet, ushqimet, banesat, veturat madje dhe per vete individet, ndersa, kur eshte fjala per fenomene shoqerore, ideo-politike, psiko-pedagogjike, e keshtu me radhe per disiplinat shkencore, ketu cdo "une", qe gjykon arbitrarisht pa argumente, duke u vertitur rreth ndjenjes dhe gjykimit personal, te kujton njeriun anormal, te paformuar, delirant. Te arsyetosh do te thote te kerkosh argumentin, te zbulosh fenomenin nisur nga sensibiliteti i arsyes, nepermjet te cilit analiza teorike vetem keshtu mund te ekzistoje. Ne kete kuptim, ne pedagogjine evolutive, jo vetem analiza e argumentuar por dhe vete kritika pedagogjike si e tille, ka marre nje kuptim te keq ne opinion. Per shume njerez, te kritikosh do te thote te injorosh e te shash dhe kritika gabimisht barazohet me nje artikull injorues-shares. Ta kuptosh ne kete menyre kritiken pedagogjike, eshte njesoj sikur te identifikosh drejtesine vetem me akuzen e denimin pa permendur pafajesine. Kesisoj, kritika pedagogjike, nuk mund te jete tjeter vecse "transkriptuese" e argumentuar, e atyre qendrimeve, fenomeneve e kendveshtrimeve skolastike, qe arrin te identifikoje dhe per kete arsye ajo gjykohet se eshte vetedija e realitetit. A ka vend per t'u habitur, pastaj, kur themi qe kritika pedagogjike eshte ekuivalenti i perkryer i artikulimeve teorike te verteta?
Nga gjithe sa thame del se pedagogjia evolutive i nenshtrohet, ashtu si edhe cdo vlere e gjalle, procesit te perpunimit teorik dhe se ajo eshte shprehje e realizuar e paraqitjeve profesionale te vetedijes moderne, e mendimit modern mbi kuptimin dhe qellimin e procesit te edukimit, mbi rruget e zhvillimit skolastik, mbi te vertetat, koherente, te gjendjes arsimore. Ne kete kuptim, ndonese ne artikulimet teorike te sotme, mund te hasesh shkendija te mendimit te shendoshe, arsyetimesh mbreselenese, impresionuese por, perseri, mund te ndeshesh, ne to, edhe doza interpretative, te papercaktuara, te perziera me nje mori paradoksesh te ngaterruara, konceptesh te ngurtesuara prej kohesh.
Krijimtaria e lire pedagogjike, pajtohet lehte me venien e saj, ne sherbim te realitetit madje, per kete nuk eshte as e nevojshme ta detyrosh veten te shkruash per tema te diktuara, e as te dhunosh fantazine krijuese, pasi per kete mjafton vetem te ndiesh veten qytetar te lire, intelektual e dashamires i arsimit, t'i besh te tuat keto interesa, por per kete, ama, lipset patjeter, mendim i hapur, perkushtim, ndjenje pergjegjesie, praktike e evidentuar, qe nuk ndan bindjet nga punet, veprat nga jeta. Eshte pikerisht ky integritet, kulturor e intelektual, qe dallon specialistet e kalibrit te larte si Jetmir Alickaj, Andon Andoni, Shezai Rokaj, Sokol Axhemi, Edmond Lule, Stavri Llambiri, Vladimir Pasku, Petrit Muka, Edmond Hoxha e shume te tjere, qe me dedikim profesional intrasigjent, angazhohen te qemtojne e kultivojne, vlera te mirefillta arsimore. Dihet tashme qe, cdo fenomen pedagogjik ne paraqitjen e vet opsionale drejtohet nga nje nxitje e brendshme, nga nje motiv, nje synim, me nje fjale nga nje mendim, qe, padyshim eshte rezultat i veprimtarise dhe dukurive te brendshme. Qe pedagogjia duhet te kete teresi mendimi, e unitet veprimi te harmonizuar ne te gjithe komponentet e saj; kjo perben dhe kushtin e domosdoshem te cdo produkti intelektual dhe jo vetem. Detyra e arsimit, si nje proces teresor edukimi, eshte pikerisht, te vjele gjithcka rastesore nga jeta skolastike e te depertoje gjer ne thelbin e vet te pazbuluar, ne permbajtje te saj, ku gjithcka duhet te rrjedhe natyrshem drejt nje qellimi a synimi te pritshem. Holle-holle, te gjitha keto sa permendem, besoj se i perkasin llojit me te larte te mendimit kritik, racional.