Në kërkim të dramës shqipe
Përfaqësues të Teatrit Kombëtar, Ministrisë së Kulturës dhe Ambasadës Austriake do të dalin sot në një konferencë për shtyp, për të shpallur konkursin mbarëkombëtar për dramën shqipe. I organizuar edhe një vit më parë, pjesët e përzgjedhura do të vihen në skenën e Teatrit Kombëtar. Nesër do të bëhen të ditura kriteret dhe mënyra e përzgjedhjes, ndërsa kjo nismë ka lindur nga diskutimet e shumta që bëhen sot veçanërisht në rrethin teatror për një krizë të dramës shqipe, e cila më shumë se sa me mungesën e pjesëve të shkruara, lidhet me cilësinë e subjekteve që i përshkojnë.