E Diel, 1 Nëntor 2026

Burrel, humbet jetën 56-vjeçari, goditet me mjete të forta

Një 56-vjeçar ka humbur jetën pas një sherri të ndodhur në Burrel.
Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ndërsa viktima është Haqif Lleshi. Sipas burimeve nga policia, 56-vjeçari është konfrontuar fizikisht me një person. Ai ka pësuar plagë të rënda, pasi është goditur me grushte dhe mjete të forta. Me gjithë ndihmën e dhënë, duke u dërguar në spital, për t’u mjekuar, ai nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve të marra. Sipas burimeve nga policia, viktima kishte pësuar dëmtime të rënda në kokë dhe trup nga goditja me grushte, duke mos arritur kështu të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet, ndërkohë që po punon për arrestimin e autorit të ngjarjes.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›