E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet infermieri në Elbasan, mori ryshfet

Një infermier është arrestuar nga policia në Elbasan, pasi akuzohet për shpërdorim detyre dhe marrje ryshfeti. Në prangat e uniformave blu u vu Kujtim Isufi. Sipas burimeve nga policia, 39-vjeçari u merrte para pacientëve për raportin mjekësor aplikuesve për kemp. Ai vëzhgohej prej disa kohësh nga agjentët, të cilët e ndaluan atë ditën e djeshme gjatë finalizimit të operacionit “Raporti i fundit”. Policia po heton për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë vepër penale.
Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për veprime të mëtejshme. Isufi u shoqërua në qelitë e paraburgimit, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit. Ai akuzohet për kryerjen e veprës penale të shpërdorimit të detyrës në funksionet publike.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›