Plagosin të riun me thikë, arrestohen tre persona
Tre persona u ndaluan nga policia në Durrës, pasi akuzohen për plagosjen e një 2-vjeçari me thikë.
Në prangat e uniformave blu u vunë 21-vjeçari Ergys Roshi, Klaudio Kiptiu, 21 vjeç dhe Gerald Jakupi, 22 vjeç; që të tre të lindur dhe banues në qytetin e Durrësit.
Sipas burimeve nga uniformat blu, arrestimi i dy të parëve u krye, pasi ata në gjendje të dehur kanë plagosur me thikë 24-vjeçarin me inicialet J. K.
Ndaj tij u dha ndihma e parë duke e dërguar atë në spitalin e qytetit të Durrësit. Ai i është nënshtruar ndërhyrjes mjekësore, ku ende nuk e ka kaluar situatën e vështirë për jetën. Ndërkohë që Jakupi akuzohet për kryerjen e veprës penale të moskallëzimit të krimit. Policia shoqëroi në qeli tre të rinjtë, në pritje për të dalë përpara gjykatës për të marrë masën e arrestit.