E Shtunë, 31 Tetor 2026

"As besim, as ndershmëri, as dashuri. Nga erdhi gjithë ky llum?"*

 

Asnjë hetim nuk do të mjaftojë për të bindur ndërgjegjet e fjetura të atyre, që këmbëngulin në teza e teori të kota apo kërkojne të fitojnë kohë duke u munduar të blejnë dhimbjen me paratë të cilat ishin në bazë të shkakut të masakrës. Ndodhemi përballë një katastrofe që erdhi si pasojë e orekseve pafre dhe papërgjegjshmërisë më të plotë me të cilën po qeveriset shteti ynë! Ky është fakti i pamohueshëm, e nuk është e nevojshme të përgjohen biseda kafeneje mes matrapazësh për tendera të stisur apo të ndiqen shoqëri fantazëm që tregtojnë vdekjen, mjaftojne ato kufoma të cunguara dhe trupat e karbonizuar, mjaftojne britmat e grave dhe femijeve, mjafton ajo koder dheu që u hodh në ere, mjafton frika, paniku dhe mjerimi që mbolli kjo gjeme.

Ne këtë pikë, dy pyetje duhet të shtrohen të diktuara nga arsyeja dhe logjika, por edhe një dozë e fortë ndershmërie: Cili kishte mundësi të bënte punishten artizanale për zbërthimin e predhave të Artilerisë? Cili përfitonte nga kjo tregti e ndyrë? Mjafton t'u përgjigjesh këtyre pyetjeve për të gjetur shkaktaret e tragjedisë, e këtu nuk po flas për hetime dhe përgjime, por për të marrë përsipër barrën e detyrës.

Ne keto kushte, Kryeministri duhet të këtë parasysh se nese ende ngul kembe në paditurine e tij në një çështje që implikon drejtpërdrejt kabinetin e tij qeveritar atehere është thjesht i paafte dhe duhet të jape dorëheqjen si i tille. Në të kundërt, nese kishte dijeni dhe si rrjedhim, është pjese e ketij pazari të neveritshëm, duhet të jape dorëheqjen, të zhvishet nga imuniteti si deputet dhe të denohet si çdo kriminel i rëndomte.

Sot kërkohet përgjegjësi! Përgjegjësi individuale e pushtetarëve tane! U them atyre se është e lehte të gëzohen privilegjet pas mashtrimeve elektorale të radhes, por po me ate lehtesi nuk mund të përballohen pasojat e dritshkurtesise dhe pamaturisë e ç'është me e keqja, të pangopurise së tyre vrastare. Popull shqiptar! Ti që i zgjodhe keta njerëz të te drejtojne, sot duhet t'u kerkosh llogari. Ata kerkojne të te marrin të drejtën për të jetuar e punuar i qete! *Thënie e Jacob Wasserman

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›