Arsenali, i dobët

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thënë se skuadrës së tij i mungoi dëshira në humbjen 1-0 në Norwich të shtunën.
Goli i Grant Holts i dha Norwichit fitoren e parë këtë stinor. “Ju gjithnjë mund të gjeni arsyetime kur humbni një ndeshje, por në përgjithësi duhet të pranojmë se Norwich e deshi më tepër se ne”, deklaroi Wenger për uebfaqen zyrtare të Arsenalit.
“Ajo që bëmë ne nuk mjaftoi, luajtëm dobët”, u shpreh strategu francez. Arsenali që kishte fituar dy ndeshjet e kaluara, tani ka 10 pikë më pak se lideri Chelsea.