Në kërkim të kuotës së grave në politikë
Albana Vokshi*
Gati gjysmë shekulli më parë, në 25 nëntor 1960, tre motrat Mirabal, të cilat luftuan deri në fund kundër diktaturës së Trujillois, u ekzekutuan në Republikën Domenika ne me urdhër të tij. Që në vitin 1981, kjo u bë një ditë e shënuar nga aktivistët e të drejtave të grave. Në 17 dhjetor 1999, data 25 u caktua nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si dita Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Prandaj, së paku në këtë ditë, nuk është e tepërt të flasim edhe njëherë këtë problem, që sipas OKB-së po arrin proporcione pandemike, pasi një në tre gra në botë qëllohet, dhunohet apo abuzohet. Gruaja është më në risk prej dhunës në familje se sa prej aksidenteve rrugore, luftërave apo sëmundjeve të ndryshme. Dhuna ndaj grave dëmton humanizmin njerëzor, rrezikon të drejtat themelore si dhe integritetin e tyre fizik dhe moral. E për këtë arsye, mbrojtja e grave kundrejt dhunës në familje është thelbësore për ndërtimin e një familjeje të shëndetshme dhe krijimit të themeleve të një shoqërie të pavarur. Eliminimi i dhunës ndaj gruas është një domosdoshmëri morale, civile dhe sociale. Zhvillimi ekonomik e social dhe procesi i integrimit në vendin tonë, nuk mund të kuptohen dhe realizohen, pa një përfshirje dinjitoze të grave.
Në këtë ditë ndërkombëtare, përfaqësueset e politikës gjejnë një mundësi më shumë për të angazhimin e tyre, që së bashku me komunitetin ndërkombëtar, shoqërinë civile, të vazhdojnë në rrugën e mbrojtjes së të drejtave të grave, për të ruajtur dinjitetin e tyre. Shpreh kënaqësinë për ndërgjegjësimin në rritje të iniciativave të strukturave dhe institucioneve qeveritare dhe joqeveritare, kombëtare dhe ndërkombëtare për të adresuar kauzën dhe konsekuencat e këtij fenomeni për të zvogëluar përhapjen e tij. Ajo çfarë ne kemi mësuar deri më sot është që nëse gratë janë të shëndetshme e të edukuara, familjet e tyre do të lulëzojnë. Nëse gratë kanë një shans për të punuar dhe fituar, atëherë familje e tyre do të lulëzojnë. E mbi të gjitha, nëse gratë do të jenë të lira nga dhuna, familjet e tyre do të lulëzojnë. Gratë duhet të kenë të drejtë që të marrin pjesë në mënyrë të plotë në jetën ekonomike, sociale dhe politike nëse duam që liria dhe demokracia të mbizotërojnë. Por ajo çka në ofron realiteti i përditshëm, është mjaft larg asaj që ne duam të arrijmë. Personalisht, më trishton fakti, që në Shqipëri dhuna vijon të mbetet e përhapur në një shkallë të gjerë. Por mbi të gjitha, më trishton fakti që ky nuk është fenomen që vjen nga prapambetja apo varfëria, apo është i izoluar në zona apo rajone të caktuara, por po haset edhe në nivelet më të larta politike, ushtrohet edhe nga liderë që keqpërdorin, keqtrajtojnë, e nuk respektojnë dhe ushtrojnë dhunë fizike, morale dhe psikologjike, në mënyrë private dhe publike mbi femrat. Është shumë trishtuese kur sheh që ithtare të flakta, dikur të lëvizjes për eliminimin e dhunës në familje dhe ndaj grave, apo lëvizjes femërore në përgjithësi, tani heshtin para dhunës më të madhe që po ushtrojnë këta “udhëheqës”. Është trishtuese kur disa prej atyre që për vite të tëra, pa u lodhur, u përpoqën me të gjitha forcat e tyre për rritjen e rolit të femrës në shoqëri dhe vendimmarrje, tani heshtin dhe nuk shfrytëzojnë edhe pozicionet që kuota, për të cilën ato luftuan, iu dha. Është trishtuese që asnjë grua, e asnjë organizate, askush nuk po ngre zërin për të kërkuar: ku shkoi kuota për gratë në politikë, për të cilën aq shumë u fol, u diskutua dhe u luftua?! Prandaj, së paku në këtë ditë të rëndësishme për një kauzë edhe më të rëndësishme, do të doja të ftoja koleget e mia, deputete të opozitës, të distancohen nga fenomenet e shëmtuara të ushtrimit të dhunës ndaj grave, të hasura jo rrallëherë te lideri i opozitës, i cili po mbyt çdo zë të qenësishëm gruaje në politikë. Do të doja të përsërisja ftesën për deputetet socialiste, që të kapërcejnë barrierat e sforcuara apo forcuara e të tregojnë që interesat kombëtare janë shumë më të rëndësishme se interesat klanore të liderit të tyre; që procesi i integrimit është një proces shumë i rëndësishëm, sidomos për gratë, sepse para tyre do të hapen më shumë dyer, do të ketë më shumë mundësi shkollimi, pune, trajnimi, shkëmbimi eksperiencash, kulture etj. Por mbi të gjitha, gjesti i tyre do të ishte një gjest civil, përparues e me integritet.
* Kryetare e Lidhjes Demokratike të Gruas Shqiptare