E Shtunë, 31 Tetor 2026

Alba Parieti, "Kukulla" prej silikoni është penduar

Është një nga femrat që ka bërë aq shumë operacione plastike sa nuk do të arrinte t‘i numëronte dot. Ndoshta falë tyre ka arritur të jetë në formë të përkryer fizike. Kur prezantuesja dhe aktorja italiane, Alba Parieti, pozoi nudo për revistën "Vanity Fair", askush nuk u habit. Trupi i saj perfekt dhe gjoksi si i ndonjë adoleshenteje e renditën 48-vjeçaren në listën e femrave më të bukura. Me të vërtetë sot operacionet plastike të bëjnë të dukesh gjithmonë në formë dhe e re. Alba ka qenë ndër të parat që i ka provuar, atëherë kur shumë pak njerëz i merrnin parasysh rreziqet që ato mund të shkaktonin si pasojë e mungesës së eksperiencës. Fiksimi i saj më i madh ka qenë për buzët e trasha, një lloj si të kukullave "Barbi", asnjëherë nuk ka e ka kursyer para asgjëje për t‘i pasur. Megjithatë, tani tregon se është penduar. Duke u kthyer pas, Alba Parieti tregon se nuk do t‘i prekte më buzët, për një sërë arsyesh mbi të gjitha personale. Sot pasi ka dëgjuar se çfarë rreziqesh kanë dhe se çfarë mund të shkaktojnë mendon të mbajë distancë nga lifting dhe operacionet plastike, duke e deklaruar veten gjithmonë kundër "ndihmave" estetike. E në fakt, të ndryshosh pamjen është kthyer në imperativin e kohës moderne. Edhe nëse ndihemi të bukur ose jo, dëshirojmë të kalojnë një herë nga dora e kirurgut plastik për të përmirësuar ndonjë defekt të lindur, gjë që koha nuk mund ta riparojë. Në bazë të kërkesave që pacientët kanë, operacionet konsiderohen në relativisht të lehta dhe të vështira. Shprehja "Që të bëhesh e bukur duhet të vuash", është plotësisht e përshtatshme për të ilustruar pacientët, sidomos femra. Hyjnë me dëshirën për t‘u bërë të bukura, për të ndryshuar një hundë të madhe dhe me formë të shëmtuar, buzët e holla, gjoksin e vogël dhe pa formë e deri te tendosja e rrudhave, apo heqja e dhjamit të tepërt për zonjat. Operacionet plastike mund të dalin shumë të suksesshme, nëse bëhen nga profesionistë të vërtetë, të cilët kanë eksperiencë, por ndër to nuk përjashtohet edhe dështimi, që është pjesë përbërëse e një operacioni. Suksesi dhe dështimi janë 50 me 50.

Alba, përse je penduar për operacionet në buzë?

Nuk bëhet fjalë për një ndërhyrje. Nuk e kam përdorur kurrë bisturinë në fytyrë. Gjithmonë kam përdorur silikon për t‘i pasur buzët e mia në këtë formë që janë tani. Kur isha 30 vjeçe më pëlqenin buzët e trasha, të bukura mishtore, ndërsa tani jam penduar, sepse më pëlqejnë të holla, të rafinuara dhe më të përshtatshme për një grua të moshës sime. Fatkeqësisht, nuk mund të bëj asgjë për t‘u kthyer pas. Si ndryshojnë kohët, dikur mendoja ndryshe.

Çfarë ju bëri që të ndryshonit ide?

Me kohën gjithçka ndryshon. Ndryshon aspekti fizik, ndryshon shprehja e fytyrës, ndryshon mënyra e të parit të gjërave. Rreziku qëndron në faktin e mund të kesh një gojë ose çdo pjesë tjetër të trupin që stonon dhe nuk është në harmoni me të tjerat. Ka femra që janë shumë të mëdha në moshë me qafën dhe duart gjithë rrudha, por me fytyrë të përkryer falë operacioneve plastike. Sot, është e mundur që të bëhesh identike me dikë tjetër falë operacioneve. Të jesh më e bukur, të kesh hundë më të vogël, gjoks më të madh, me pak fjalë të kesh gjithçka do. Por nuk është mirë nëse mendon se trupi duhet të përshtatet me moshën. Nuk mund të jesh 70 vjeç me buzë të fryra prej silikoni.

Po gjoksi?

Për gjoksin ndryshon puna. Më pëlqen ai që kam. E kam bërë shumë herë dhe do ta ribëja. Kjo, sepse nuk e kam torturuar asnjëherë trupin tim. Kam bërë një zgjedhje që më bën të jem e shëndetshme. Jam konsultuar me shumë mjekë për këtë. Eksperienca me gojën diçka më ka mësuar.

Domethënë ju jeni kundër operacioneve plastike?

Jo. Çdonjëri është i lirë të bëjë atë që do. Personalisht jam kundër dhe mendoj se për këtë duhet të ketë edhe ligje për ndërhyrjet te vajzat minorene. Nuk i kuptoj dot gratë që janë të fiksuara. Të shumtë janë adoleshentët, të cilët vendosin që të kryejnë operacione plastike. "Dua të më bësh të bukur...", "Dua të bëhem si X aktore, apo dua trup si të sajin", janë shprehjet tipike që dëgjohen nga goja e tyre. Për kirurgët plastikë kjo gjë sjell shqetësim, sepse dihet që adoleshenca është mosha në të cilën të vendosësh është e vështirë, pothuajse e pamundur, mund të marrësh vendime për të cilat më vonë mund të pendohesh. Është një moshë me të cilën personalisht mendoj se has shumë vështirësi për t‘i kuptuar. Në fakt, nuk dinë se çfarë duan në të vërtetë. Filmat janë të mbushur me aktore të bukura, të cilat kalojnë në shumë duar për të pasur atë rezultat. Adoleshentet joshen nga figura, kërkojnë të bësh të pamundurën.

Ka njerëz që kjo gjë u është bërë psikologjike?

Në të vërtetë, problemet nuk zgjidhen me një numër më të madh gjoksi apo me një hundë alla franceze. Ka gra të bukura, por në depresion që më mirë se të shkojnë për t‘u ribërë duhet t‘u drejtohen psikologëve për t‘u kuruar. Sepse është më mirë të kurohesh sesa të ribëhesh. Ǒtë duhet bukuria nëse je e sëmurë.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›