Në kërkim të talenteve në Zvicër
Moti i keq në Zvicër dhe reshjet e shumta të dëborës në Zyrih kanë penguar, por nuk e kanë ndërprerë punën e dy trajnerëve të Kombëtares së Shqipërisë, U-17, Xhemal Mustedanagiç dhe U-19 Foto Strakosha.
Seleksionimi i tyre është tepër interesant për të thithur lojtarët e talentuar të diasporës të cilët kryesisht aktivizohen në skuadrat zvicerane. Sipas informacionit numri i të interesuarve për të qene pjesë e kësaj përzgjedhje ka qenë tepër i madh.