Shaqiri: Sëmundja e golit ndaj Hamburgur, erdhi nga unë
Futbollisti kosovar në radhët e Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqiri, ka shënuar golin e tij të dytë në Bundesligë në fitoren spektakulare që bavarezët e realizuan kundër Hamburgut, me rezultat 9:2. Përveçse hapi serinë e golave, kosovari me pasaportë zvicerane dha edhe asistin e golit të dytë.
Donim patjetër ta fitonim këtë ndeshje. Për fat të keq nuk u shpallëm kampionë që sot. Do të shkruhej në histori, gjë që në futboll rrallëherë të vjen ky shans. Megjithatë nuk ka problem të ndodhë edhe në Frankfurt. Jam shumë i lumtur që shënova dhe më pas ua ngjita këtë sëmundje edhe shokëve të mi, ka theksuar Shaqiri për mediat gjermane.