Zviceranët vëzhgojnë Armando Vajushin
Përfaqësues të ekipit St Gallen do të ketë një përfaqësues në ndeshjen e kthimit në Kupnë e Bullgarisë, ku ekipi i Vajushit do të luaj kundër Levski
Disa ekipe nga Zvicra kanë shfaqur interes serioz për sulmuesin shqiptar që aktivizohet në Bullgari, Armando Vajushi. Të mërkurën kur ekipi i tij Liteks do të luajë kundër Levski Sofjes, në stadium do të jenë të pranishëm edhe përfaqësues të St Gallen. Aktualisht St Gallen është në vendin e tretë në elitën zvicerane, duke pasur edhe një shans për titull. St Gallen 6 pikë pas kryesuesve, Bazelit.
Edhe vetën e kaluar për Vajushin u interesuan ekipe zvicerane. 21-vjeçari u thirr në kombëtare për ndeshjen kundër Norvegjisë por nuk u aktivizua. Sulmuesi u transferua në Bullgari në fillim të vitit 2012, duke nënshkruar një kontratë 3 vjet e gjysmë. Gazeta bullgare Tema Sport, shkruan se ekipit zviceran i ka bërë përshtypje performanca e lartë e Vajushit. Deri tani ai ka luajtur 19 ndeshje dhe ka shënuar nëntë gola. Në ndeshjen e fundit kundër CSKA Sofje shkodrani realizoi dopjetë.