Në qershor, Bogdani mbetet pa ekip
Erjon Bogdani në qershor duhet të gjejë një skuadër të re. Bomberi shqiptar edhe pse kishte në janar oferta pa fund nga Seria B, vendosi të qëndrojë me Sienën nën urdhrat e Iakinit.
Ndërkohë që në fund të sezonit, ai mund të largohet gjithmonë nëse ekipi qëndron në Serinë A. Rinovimi i shqiptarit ndodh vetëm nëse Siena zbret në Serinë B dhe Bogdani mund të jetë një element shumë i mirë për ekipin. Kujtojmë që kontrata e Bogdanit përfundon në fund të sezonit.