E Diel, 1 Nëntor 2026

Te nderuar punonjes te respektuar dhe sherbetore te ligjit, te njerit prej institucioneve me te rendesishme Kushtetuese te Republikes se Shqiperise! Eshte detyra ime sot qe, pas perzgjedhjes me kon

Te nderuar punonjes te respektuar dhe sherbetore te ligjit, te njerit prej institucioneve me te rendesishme Kushtetuese te Republikes se Shqiperise!

Eshte detyra ime sot qe, pas perzgjedhjes me konsensusin e duhur, se bashku me Presidentin e Republikes dhe dekretimit te kesaj perzgjedhjeje qe emeron drejtorin e ri te Sherbimit tone Informativ
z. Kujtim Hysenaj ne kete detyre te rendesishme, te zhvilloj kete takim me ju per ta paraqitur dhe per te nisur se bashku me ju nje proces ligjor dhe institucional bashkepunimi qe, duke u mbeshtetur ne punen shume te mire qe keni kryer si ekip profesionist dhe ligjor deri me tani, duke u mbeshtetur ne performancen shume te mire ne nje moment delikat tranzicioni me Petritin e komanduar per te drejtuar sherbimin ne 10-12 javet e fundit, behet e nevojshme per t'u konsoliduar me tej institucionet e sherbimit informativ te shtetit ne nje proces reformash dhe strukturimesh ligjore, organizative qe nuk eshte i dominuar apo i komanduar nga politika apo nga partite politike, qe eshte i perfshire ne kosensusin politik kombetar me mbeshtetjen e duhur, per te konsoliduar strukturen e institucioneve demokratike te Republikes sone Parlamentare dhe, qe, ne rastin e Sherbimit Informativ Shteteror ka dhe detyra specifike, qe duke ruajtur dhe konsoliduar me tej bashkepunimin me partneret e rendesishem te vendeve te medha aleate, nga SHBA deri ne vendet kryesore te BE, i jepnin institucionit te sherbimeve inteligjente kombetare ritmin e rezultatit, dinamizmit dhe sigurine e veprimit dhe kerkon koha qe jetojme, qe kerkojne prioritet e sigurise kombetare, e sigurise rajonale, te sigurise globale ne te cilat Shqiperia, Kuvendi i saj, Qeveria, Kryetari i shtetit, sistemi yne ligjor dhe i drejtesise, jane te angazhuar per te konsoliduar me tej stabilitetin e zhvillimit te vendit dhe per te shfaqur ne vazhdimesi pergjegjesite tona institucionale dhe kombetare ne aleancen globale kunder terrorizmit global dhe kunder kercenimeve te vjetra apo te reja per sigurine kombetare dhe rajonale, nje proces ky qe bashkon me sherbimet e veta ligjore te specializuara edhe Sherbimit Informativ Shteteror ne programet dhe skemen e bashkeveprimit te institucioneve te Republikes sone demokratike te angazhuar ne nje proces integrimi, asociimi me Bashkim Europian, perafrimin me NATO-n dhe partneritetin me institucionet dy dhe shumepaleshe te sigurise rajonale dhe globale.

Ne sigurisht nuk jemi ketu per te shkallmuar pervojen tuaj dhe punen tuaj jashtezakonisht efikase ne perballimin ne nje strukture ligjore dhe te zhdervjellte te detyrave dhe te prioriteteve qe ka Sherbimi Informativ Shteteror ne kete Program te Zhvillimit Kombetar. Ne kete funksion eshte bere dhe perzgjedhja, tashme zyrtare, e z.Hysenaj i cili vjen ne drejtimin e Sherbimit Informativ Shteteror me nje pervoje te gjate ne drejtim, keshillim dhe menaxhim ne sektore perfaqesimi te atdheut ne marredhenie nderkombetare, gjithashtu. Z.Hysenaj eshte qemtuar si drejtor i ri i Sherbimit Informativ Shteteror per integritetin e larte moral dhe profesional qe zoteron dhe qe ka afirmuar ne marredhenie me detyren, ne marredhenie me ligjin, ne marredhenie me njerezit dhe ne marredhenie me perfaqesues te institucioneve kombetare me te cilet ka ushtruar detyren e perfaqesimit dhe ka bashkepunuar mbi bazen e saj.

Besoj se keto jane garanci te mjaftueshme per te gjithe ne dhe per publikun se, Sherbimi Informativ Shteteror, te mos dhunohet nga politika e dites apo nga kercenimet e sigurise kombetare dhe te ruhet, te konsolidoje verpimtarine e vet dhe te drejtohet me efikasitetin e duhur dhe korrektesen e ligjit. Une dua ta falenderoj z.Hysenaj qe me nje reflektim te mjaftueshem dhe te pergjegjeshem pa u ngutur dhe pa u perkedhelur, pranoi te marre mbi vete nje detyre dhe nje pergjegjesi kaq te larte institucionale dhe per te bashkevepruar me Kryetarin e Shtetit, me Kryetarin e Qeverise dhe me institucionet e tjera per procesin qe do te vazhdoje per konsolidimin e struktures ligjore dhe profesionale te sherbimit te reformimit te tij, ne perputhje me angazhimet tona te integrimit euroatlantik. Kjo reforme eshte qellim ne vetevete, por jam i bindur qe vjen dhe ne vleresimin tuaj si nje domosdoshmeri jetike e kohes dhe e zhvillimit kombetar per te garantuar qe ne sherbimin inteligjent te ketij vendi, te veproje ne harmoni dhe te beje te vetat standartet, praktikat dhe rezultatet bashkekohore qe kerkohen, per te cilat jeni trajnuar, per te cilat asistohemi dhe nga sherbime shume te rendesishme te vendeve te medha aleate. Te gjitha keto ne perputhje te plote me parimet e demokracise dhe te shtetit ligjor.

Une dua ta shfrytezoj kete takim per te ndare me ju sensin ligjor te kesaj reforme dhe te fazes se ristrukturimeve te domosdoshme qe do te perballojme se bashku duke nisur se pari nga permiresimi i bazes ligjore vecanerisht ne teknologjine dhe procedurat e mbledhjes dhe perpunimit te informacionit, te menyres se administrimit dhe hermetimit te tij ne destinacionin e kerkuar nga ligji, ne hedhjen e hapave qe mungojne per te percaktuar statusin e mbrojtur ligjor te punonjesit te Sherbimit Informativ Shteteror duke rregulluar edhe marredheniet institucionale me bashkepunetoret, me sa duket ne kushtet demokratike nuk eshte e frikshme te perdoret edhe termi me agjenturen, dhe natyrisht, me te gjithe skemen e intitucioneve te shtetit te se drejtes me te cilat duhet te bashkepunoni per te qene konvergjente ne produktin kolektiv qe shton parametrat e sigurise se vendit. Kjo kerkese natyrshem buron nga nevoja eminente e pershtatjes ne teresi dhe ne vecanti te legjislacionit te Shqiperise me parimet kushtetuese dhe vecanerisht dhe me legjislacionin nderkombetar ne fushen e sigurise e cila tashme eshte nje fushe ku luajne shume aktore dhe nuk besoj se ka me ndonje paragjykim qe do ta lidhte ne menyre ekskuzive vetem me aktoret vendas apo vetem me sovranitetin kombetar qe ushtrohet prej intitucioneve te RSH.

E dyta: Jo pa qellim, eshte ketu sot ne krahun tim prokurori I pergjithshem I Republikes me te cilin SHISH duhet te vazhdoje te fuqizoje bashkepunimin per shkak te detyres funksionale qe sjell ligji me prioritet e luftes kunder krimit te organizuar, trafiqeve, korrupsionit, abuzimit dhe kapercimit te se drejtes ne raportet e shtetit me qytetaret apo te mposhtjes se sfidave dhe te kercenimeve qe vijne nga aktore shoqerore, administrative, ekonomike te vendit dhe te huaj, qe nuk duan te respektojne te drejtat dhe lirite themelore te njeriut dhe qe dhunojne mbrojtjen ligjore te shtetasve dhe, per pasoje, dhe sigurine kombetare te vendit, duke u bere mbartes, percjelles apo dhe zhvillues te veprimtarive te paligjshme.

Marredheniet tuaja me institucionin e Prokurorise se Pergjithshme ne vleresimin e Qeverise qe eshte nje partner tjeter ne kete skeme bashkeveprimi institucional, besoj eshte e njohur, qe edhe une si Kryeminister kam nenshkruar nje memorandum bashkepunimi ligjor me institucionet e duhura edhe me z. Sollaku. Te gjitha keto jane, pra, te nje rendesie jetike per suksesin e luftes prioritare kunder rreziqeve qe kercenojne lirine e qytetareve, sigurine e vendit dhe stabilitetin e procesit te perafrimit, te integrimit dhe te anetaresimit tone ne institucionet e botes euroatlantike.

Natyrshem ne prioritetet e ketij bashkepunimi vjen nevoja dhe angazhimi per forcimin e autoritetit te ligjit, e shtetit ligjor, te institucioneve te drejtesise, pra, te gjithe skemes se instrumenteve dhe institucioneve ligjore qe ndeshkojne keqeberesit dhe mbartesit e fenomeneve, qe kercenojne lirite e individit dhe sigurine e kombit. Keshtu pra, zoti Drejtor i sapoemeruar, z. Hysenaj, une jam ketu qe duke pare ne sy punonjesit e SHISH, bashkepunetoret dhe vartesit tuaj, te kerkoj te konsolidoni dhe te zhvilloni nje bashkepunim real dhe institucional me Prokurorin e Pergjithshem, per te perballuar me Kompetence dhe profesionalizem sfiden tone te perbashket qe do te pershpjetoje dhe do te garantoje akoma me mire procesin e integrimit te shpjete te vendit ne Europe dhe me gjere.

E treta: Nje pjese e rendesishme e programit te reformimit te metejshem te SHISH eshte strukturimi ne perputhje me parametrat bashkekohore. Eshte koha qe struktura e sherbimit tone inteligjent te standartizohet me ato te sherbimeve aleate. Ne kete kontekst nuk ka perse te shpikim, nuk na lejohet te krijojme struktura "swit generis", por na duhet t'ju mbeshtesim ne forcimin e partneritetit me sherbimet prestigjoze te aleateve perendimore per te perfituar prej tyre te gjithe eksperiencen pozitive ne sherbim te rritjes se qendrueshme te sigurise ne vend dhe ne rajon.

Ne sapo morem nga drejtues te sherbimeve aleate ne zyren e drejtorit, sigurine e mirekuptimit absolut, te mbeshtetjes pa rezerva te bashkepunimit qe do te intesifikohet akoma me shume ne keto funksione prioritare dhe ne dobi te interesave te perbashketa.

Shqiperia tashme eshte pjese koherente integrale e proceseve dhe e institucioneve te sigurise rajonale dhe globale. Si I tille, institucioni juaj, me rendesine qe I jep kushtetuta dhe ligji ka detyra specifike per te perballuar, me nje ritem dhe angazhim me institucionet perfaqsuese te vendit per te luajtur rolin e duhur qe deri me sot jeni pergjigjur me atdhedashuri dhe me kompetence ligjore dhe profesionale, vecanerisht ne drejtim te menjanimit te rreziqeve per stabilitetin e vendit, per paqen dhe sigurine e Shqiperise dhe te rajonit aq me teper ne kushte kur tendenca eshte te stimulohet hapja e metejshme dhe integrimi rajonal te vendit, sepse nuk ka rruge tjeter per t'u bere anetare partnere dhe te gjitheperfshire ne proceset globale, me synim integrimin euroatlantik.

Une besoj se, nuk mund te dhunoj profesionalizmin tuaj duke ju dhene me shume mend sec duhet ne aspektet prioritare te sherbimit qe ju kryeni, qe nga marrja e informacionit adeguat, ne kohe dhe ne cilesi, deri te perdorimi dhe administrimi I tij ne destinacionin ligjor qe I sherben forcimit te sigurimit te vendit dhe partneritetit tone me aleatet. Vec atij, prioritet te dores se pare, merr perballimi I detyrave qe lidhen me luften kunder terrorizmit global dhe me elemente dhe pasoja qe sjell terrorizmi global dhe ne trevat tona, edhe rajonin tone, edhe ne vendin tone. Pra, detyra juaj prioritare, per te luftuar terrorizmin dhe elementet qe kercenojne sigurine tone lidhen me detyren kushtetuese per te garantuar stabilitetin e rendit kushtues, sepse pa te nuk mund te garantohet as ekulibri I vednit, as ekulibrat rajonale qe Shqiperia eshte e ftuar te luaje rolin dhe kontributin e saj pra, ekuilibre qe, pas konfliktesh, edhe perrreth nesh, jane vendosur me shume mund dhe keto nuk mund te lejohen te kercenohen, te prishen. Pra, nje rendesi jetike per sherbimin tuaj, permirsimi I punes dhe I aktivitetit profesional dhe strukturor, jo vetem ketu ne qender, por ne te gjithe shtrirjen tuaj, ne territorin kombetar, sepse shpesh here ka ndodhur qe segmentet tuaja lokale te jene ndjere te izoluar nga fryma e reformes ligjore dhe per pasoje nuk kane arritur te japin kontributetet reale dhe potenciale qe ekzistojne dhe duhen aktivizuar ne kete stad te ri. Pra, nuk mund te lejohen me ne kete funksion dhe, per keto prioritete, raste te joprofesionalizmit, raste te inaktivitetit dhe raste te devijimit te veprimtarise te aktivitetit te sherbimit ne sektore joprioritare dhe jo te lidhur me sigurine kombetare. Pra, z. Drejtor, ju jeni ketu per te forcuar disiplinen ligjore gjithashtu dhe ndeshkimin ligjor ne perputhje me pergjegjsine qe marrin punonjesit e sherbimit, si punonjes te tjere te sherbimeve civile dhe jo civile ne Republiken e Shqiperise kur emerohen ne keto detyra te rendesishme ne qender apo ne deget lokale.

E katerta: Besoj se kemi te njejtin vleresim per nje detyre tjeter te rendesishme te zhvillimit SHISH, permiresimi I sitemit te menaxhimit te burimeve njerezore. Kjo mbetet nje ceshtje ende kritike, ne fuksion te nevojes per te konsoliduar mbarevajtjen dhe funksionimin e mire te SHISH-it per prioritetet e veprimit te tij. Nuk mund te lejohet me, qe per interesa trafiqesh apo influencash qe nuk lidhen me ligjin dhe sherbimin ligjor ne sherbim te penetrojne njerez te inkriminuar apo qe punonjesit te SHISH-it te jene ne kontakt me njerez te inkriminuar, sepse per kete nuk paguani kosto vetem ju, vetem ky shebim I rendesishem qe mezi eshte krijuar dhe ngritur, po paguan kosto stabiliteti I vendit dhe siguria e tij. Sot sfida reale eshte profesionalizmi dhe korrektesia me ligjin. Keto jane parametrat udheheqes te veprimtarise suaj z.drejtor dhe vepritarise te cdo punonjesi te sherbimit, te marredhenieve qe do ndertoni me njeri –tjetrin dhe me te gjithe subjektet per te cilat ju detyron ligji te bashkepunoni dhe te sherbeni.

Une natyrshem nuk vij ketu me dyshimin se sherbimi vuan nga plage, semundje, elemente apo vatra infeksioni, por ne kete rast, me duhet te theksoj se nuk mund te lejohet me, qe informacioni I prodhuar nga SHISH te mos jete real, te mos jete profesional, te mos jete objektiv dhe te mos jete ligjor. Pra, kjo kerkon qe edhe politikat apo praktikat te rekrutimit te burimeve njerezore te jene po kaq ligjore, po kaq objektive, po kaq adekuate, po kaq profesionale me standartet te cilat referojne dhe kerkojne prej jush edhe partneret dhe aleatet qe ju dhe na asistojne
E pesta: Une besoj se do te vazhdoje te ruhet dhe te konsolidohet ruajtja dhe respekti I dinjitetit, integritetit te drejtave themelore te njeriut ne punen tuaj dhe ne SHISH ne raport me qytetaret dhe opinion publik ne teresi. Keto jane parime te shenjta per punen e ketij sherbimi, pra askujt, aq me pak, kjo eshte sakrifica juaj per te cilen jeni te thirrur te sherbeni me privilegjin ndaj sigurise kombetare dhe atyre me sherbim specifik, askujt nuk I lejohet dhe nuk I jepet e drejta te nderhyje apo te cenoje ne menyre te paligjshme parimet universale te se drejtes , lirite dhe te drejtat themelore te shtetasve ne menyre te pacertifikuar nga organet e shtetit te se drejtes dhe te pamotivuar nga arsyet qe lidhen me ruajtjen dhe forcimin e sigurise kombetare. SHISH ka detyre funksionale te ruaje rendin kushtetues dhe jo ta cenoje ate, pra asnje individ dhe integritetit te tij ligjor gjithashtu.

E fundit: Natyrshem merr nje rendesi bashkepunimi juaj me strukturat e policise se shtetit dhe rendit publik, pa te cilen do te detyroheshim te improvizonim ndonje kah operacional tuajin, te cilin nuk e lejon ligji dhe kushtetuta. Prandaj meqenese ne nje republike demokratrike te modelit parlamentar jane te ndara, te ekuilibruara dhe me kontroll reciprok pergjesite dhe detyrat kushtetuese, ketu me ne sot eshte ne kembe te Ministrit te Rendit, z.Jano qe eshte ketu vetem si zv/ minister i rendit dhe jo si ish-prokuror,te mos i teprojme gjerat, por me te gjithe reputacionin, profesionalizmin dhe besimin qe ka krijuar per tu integruar me detyren e drejtuesit e Ministrise se Rendit, gjithashtu.

Eshte e natyrshme qe ju do te bashkeveproni me policine e shtetit dhe me stukturat e rendit publik ne funksionet prioritare qe ka vendi dhe Qeveria per fazen e re te luftes kunder trafiqeve, krimit te organizuar dhe rreziqeve qe i vijne vendit prej tyre, sepse lufta do te ishte gjysmake pa nje bashkepunim profesional dhe intitucional me sherbimin e inteligjences, me te gjithe nivelet e strukturave te rendit publik. Natyrshem dhe, me prioritet, duhen trajtuar per te gjitha ceshtjet per te cilat eshte e angazhuar edhe policia e shtetit edhe brenda radheve te saj. Dua me kete rast te pershendes edhe Drejtorin e Pergjithshem se Policise se Shtetit, qe ne menyre ligjore dhe ne publik, formuloi ne terma profesionale dhe angazhuese prioritetet e Programit te Qeverise, per te sjelle me nderhyrje trasformuese legale vete strukuren e policise se shtetit ne efikasitetin e prioriteteve te luftes kunder trafiqeve qe ka Qeveria dhe institucionet e tjera te vendit.
Si Kryeminister pra, jam ketu, per t'ju rikonfirmuar besimin, mbeshtetjen dhe angazhimin per vemendjen e duhur te qeverise ndaj SHISH-it, me te cilin me ngarkon Kushtetuta, per bashkeveprimin pa asnje rezerve me Kryetarin e Shtetit dhe me Kuvendin e Shqiperise ku ka shumicen partia qe une drejtoj, me angazhimin institucional dhe atdhedashes qe buron nga procesi I strukturuar I bashkepunimit te qendrueshem dhe te pakthyeshem me opoziten serioze te vendit, qe ta integroje dhe SHISH ne klimen e pacenueshmerise te integritetit dhe te autonomise se tij kushtetuese, ne frymen e kontrollit publik dhe institucional qe forcon integritetin e veprimit tuaj ligjor ne funksion te sigurise kombetare.
Jam ketu pra per t'ju pershendetur edhe ne emer te Presidentit te Republikes, per rezultatet e punes se derisotme dhe per angazhimet e rikonfrimuara per te rritur me tej sukseset edhe kontributin tuaj per shtetin dhe per atdheun.

Ne perfundim, z.Drejtor dhe te nderuar punonjes te SHISH-it, me lejoni tíu uroj pune te mbare, konsolidim te arritjeve dhe suksese ne detyrat e reja.

Faleminderit per vemendjen!

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›