E Diel, 1 Nëntor 2026

Zamira Kita, "prostitutë" në monodramën korçare

Roli i radhës i ka dhënë një tjetër
profil Zamira Kitës. Të mësuar ta
shohin si aktore humori, për publikun
korçar ajo është shfaqur në një monodramë
të shkruar nga Odise Plaku.
Ka pasur pikërisht rolin e një prostitute.
Personazhi i saj është një nënë.
Varfëria dhe domosdoshmëria për
mbijetesë e detyrojnë të shesë trupin.
Mund të duket fare mirë si një kronikë
e dhimbshme lajmesh. Por është
një fenomen, të cilin autori e nënvizon
bashkë me gjendjen e femrës
sot. Premiera e monodramës, e titulluar
"Velloja e bardhë" u shfaq në
skenën e teatrit "Andon Zako Çajupi"
të Korçës nën regjinë e Marko Bitrakut.
Ndërsa skenografia u punua nga
Roland Karanxha. Për Zamira Kitën,
ky ishte roli i parë në një monodramë.
"Më ngacmoi shumë subjekti i kësaj
pjese. Ka plot ndjenja të forta që i
përjeton që në momentet e para. Ky
rol ishte përmbushja e një dëshire",
është shprehur aktorja. Edhe publiku
e ka mirëpritur këtë pjesë. "Me monodramën
kam dashur të jap dy anë të
një medaljeje. Problemin e madh që
po përjeton femra në Shqipëri", është
shprehur Plaku.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›