E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në maj, regjistrimi në veri?

Nga Express më 15 prill 2011 në ora 09:19

Sot është dita e fundit e regjistrimit të popullsisë, ndërkohë që regjistruesit ndërkombëtarë akoma nuk kanë filluar regjistrimin e popullsisë në veri të Kosovës.

Udhëheqja paralele lokale dhe përfaqësuesit politikë të serbëve në veri të Mitrovicës janë të një mendimi rreth bojkotimit të regjistrimit të popullsisë të organizuar nga institucionet e Kosovës dhe UNOPS-i, duke konsideruar në këtë mënyrë se popullata serbe do të respektojë deri në fund dhe me përpikëri vendimin e Beogradit.

I ashtuquajturi nënkryetar i Bashkësisë së Komunave, Marko Jakshiq, theksoi se serbët do të respektojnë apelin e shtetit të Serbisë për të injoruar një regjistrim të tillë, sepse në të kundërtën, siç tha ai, do të rrezikojnë tërësinë territoriale të shtetit të Serbisë.

Në anën tjetër, burime të Kosovapress-it nga veriu paralajmërojnë se regjistrimi i popullsisë, i ekonomive familjare dhe i banesave në veri do të mbahet gjatë muajit maj, meqë para disa ditësh është arritur një marrëveshje për këtë pjesë të vendit mes përfaqësuesve politikë serbë dhe UNOPS-it.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›