Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MAR
Në mbledhjen e radhës së Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa projektligje dhe vendime:
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TEKNIK, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit teknik, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË BASHKËPUNIMIT TEKNIK, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË JAPONISË
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Ratifikimin e marrëveshjes së bashkëpunimit teknik, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Japonisë.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE, PËR LINJAT HEKURUDHORE NDËRKOMBËTARE KRYESORE"
Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Propozimin e projektligjit "Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në marrëveshjen europiane, për linjat hekurudhore ndërkombëtare kryesore", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
P R O J E K T L I GJ
PËR
ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË MARRËVESHJEN EUROPIANE, PËR LINJAT HEKURUDHORE NDËRKOMBËTARE KRYESORE
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë
V E N D O S I :
Neni 1
Aderimin e Republikёs sё Shqipёrisё nё marrёveshjen europiane pёr linjat hekurudhore ndёrkombёtare kryesore.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".
K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI
* * *
V E N D I M
PËR
NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT TË DISA MJEDISEVE NË NDËRTESËN E DEGËS SË TATIMEVE, TIRANË, NGA KJO DEGË TEK AGJENCIA E TRAJTIMIT TË KREDIVE DHE AUTORITETI I MBIKËQYRJES FINANCIARE, DHE PËR NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.818, DATË 6.12.2006, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, TË CILAT I KALOJNË NË PËRGJEGJËSI ADMINISTRIMI DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË TATIMEVE"
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё nenit 15, të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, "Për pronat e paluajtshme të shtetit", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Ndryshimin e pёrgjegjёsisё sё administrimit tё mjediseve tё jashtme dhe tё katit tё parё nё ndёrtesёn e degёs sё tatimeve, Tiranё, nga kjo degё tek Agjencia e Trajtimit tё Kredive, pёr t'u pёrdorur, sipas planimetrisё, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
2. Ndryshimin e pёrgjegjёsisё sё administrimit tё mjediseve tё katit tё dytё, tё tretё dhe tё katёrt nё ndёrtesёn e degёs sё tatimeve, Tiranё, nga kjo degё tek Autoriteti i Mbikёqyrjes Financiare, pёr t'u pёrdorur, sipas planimetrisё, qё i bashkёlidhet kёtij vendimi.
3. Agjencisё sё Trajtimit tё Kredive dhe Autoritetit tё Mbikёqyrjes Financiare u ndalohet ta ndryshojnё destinacionin e pronёs sё pёrcaktuar nё kёtё vendim, ta tjetёrsojnё ose t'ua japin nё pёrdorim tё tretёve.
4. Prona me nr.4, truall, ndёrtesё, e emёrtuar "Dega e tatimeve, Tiranё", tё hiqet nga lista e inventarit tё pronave tё paluajtshme shtetёrore, e cila i bashkёlidhet vendimit nr.818, datё 6.12.2006, tё Kёshillit tё Ministrave.
5. Ngarkohen dega e tatimeve, Tiranё, Agjencia e Trajtimit tё Kredive, Autoriteti i Mbikёqyrjes Financiare dhe kryeregjistruesi i Pasurive të Paluajtshme të Republikës së Shqipërisë të ndjekin procedurat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjёherё dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
PROCEDURËN E LËSHIMIT TË DOKUMENTEVE NGA DISA ZYRA TË REGJISTRIMIT TË PASURIVE TË PALUAJTSHME DHE NDRYSHIMIN E TARIFAVE PËR TO
Nё mbёshtetje tё nenit 100 tё Kushtetutёs dhe tё neneve 54 e 56, tё ligjit nr.7843, datё 13.7.1994, "Pёr regjistrimin e pasurive tё paluajtshme", tё ndryshuar, me propozimin e ministrit tё Drejtёsisё, Kёshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Kёrkesa pёr regjistrimin e veprimeve juridike, tё fitimit apo kalimit, tё sё drejtёs sё pronёsisё sё pasurive tё paluajtshme, ndarjes apo bashkimit tё tyre, kontratave tё qirasё, kёrkesё-padive, kopjeve tё vёrtetuara, planeve tё rilevimit, marrjes sё certifikatave tё pronёsisё, regjistrimit nё hipoteka etj., bёhet nё zyrёn e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme, nё zbatim tё ligjit nr.7843, datё 13.7.1994, "Pёr regjistrimin e pasurive tё paluajtshme", tё ndryshuar, nga kёrkuesi, vetё ose nёpёrmjet pёrfaqёsuesit tё tij tё autorizuar, sipas Kodit Civil.
Nё formularin e kёrkesёs, kёrkuesi duhet tё shёnojё qartё emrin, mbiemrin, adresёn e saktё dhe/ose orientimin faktik tё vendndodhjes, si dhe numrin e telefonit dhe/ose numrin e telefonit celular.
2. Çdo kёrkesё, sipas datёs sё paraqitjes, regjistrohet nё regjistrin elektronik tё kёrkesave, ku shёnohen numri dhe data e paraqitjes sё kёrkesёs, si dhe data e pёrfundimit tё aplikimit, sipas rendit kronologjik.
Regjistri elektronik i kёrkesave kontrollohet çdo ditё nga regjistruesi i zyrёs, i cili ёshtё pёrgjegjёs pёr pёrmbajtjen dhe zbatimin e radhёs nё trajtimin e praktikave. Tё dhёnat e kёtij regjistri ruhen pёr njё vit nga data e hedhjes sё tyre.
3. Regjistruesi, brenda 15 ditёsh nga data e paraqitjes sё kёrkesёs, ёshtё i detyruar tё plotёsojё kёrkesёn e paraqitur, nё pёrputhje me legjislacionin nё fuqi, ose, nё rast tё kundёrt, tё kthejё pёrgjigje, me shkrim, sipas procedurёs sё parashikuar nё pikёn 4, tё kёtij vendimi, pёr shkaqet ligjore, qё e detyrojnё atё tё mos kryejё regjistrimin apo tё kёrkojё njё kohё mё tё gjatё nga ajo e pёrcaktuar mё sipёr.
Kryeregjistruesi, jo mё pak se njё herё nё tre muaj, verifikon ligjshmёrinё e tё gjitha rasteve, kur ёshtё kaluar afati i mёsipёrm dhe njofton, me shkrim, ministrin e Drejtёsisё dhe Kryeministrin.
4. Kthimi i pёrgjigjes dhe dёrgimi i materialeve tё kёrkuara nga kёrkuesi, pёr rrethet Tiranё, Durrёs, Elbasan, Korçё, Vlorё dhe Shkodёr, tё bёhen nga zyrat e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme, sipas pikёs 1, tё kёtij vendimi, vetёm nёpёrmjet shёrbimit postar "Posta Shqiptare", sha, duke i dёrguar nё adresёn e deklaruar nga kёrkuesi nё kёrkesё, nёpёrmjet shёrbimit "Me pёrgjigje tё marrё".
Nё kthimin e pёrgjigjes duhet tё shёnohen, detyrimisht, numri i aplikimit, data e regjistrimit dhe e kthimit tё pёrgjigjes dhe ekstrakti i saj. Kthimi i pёrgjigjes shpallet nё njё vend tё dukshёm nё zyrёn pёrkatёse dhe/ose nё mёnyrё elektronike.
5. Çdo regjistrues ёshtё i detyruar tё raportojё me shkrim, jo mё pak se 2 herё nё muaj te kryeregjistruesi tё dhёnat, qё lidhen me trajtimin e praktikave dhe dinamikёn e pёrfundimit tё tyre, indeksin e trajtimit tё ankesave, si dhe zbatimin e urdhёrave, tё lёshuara pёr zbatim, nga organi epror.
Kryeregjistruesi vё nё dijeni, me shkrim, nё fund tё çdo muaji, ministrin e Drejtёsisё pёr numrin e kёrkesave tё paraqitura, dinamikёn e pёrfundimit tё tyre, indeksin dhe procesin e ankimit administrativ te Zyra Qendrore e Regjistrimit tё Pasurive tё Paluajtshme, si dhe pёr zbatimin e urdhёrave dhe tё udhёzimeve, tё dala prej tij dhe nga Departamenti i Kontrollit dhe Antikorrupsionit pranё Kryeministrit.
6. Tarifa e shёrbimit postar, e cila parashikohet nё kontratёn qё nёnshkruhet ndёrmjet ministrit tё Drejtёsisё dhe "Posta Shqiptare", sha, shtohet nё tarifat e pёrcaktuara nё vendimin nr.549, datё 26.8.1996, tё Kёshillit tё Ministrave, "Pёr caktimin e tarifave tё shёrbimit tё zyrave tё regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme", pёr shёrbimin, qё kryhet nga zyrat pёrkatёse sipas pikёs 4, tё kёtij vendimi.
7. Çdo tarifё pёr shёrbimin nё zyrёn e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme paguhet nё llogarinё bankare tё zyrёs ose nё zyrёn e regjistrimit.
8. Kryeregjistruesi merr masa qё, brenda 45 ditёsh nga hyrja nё fuqi e kёtij vendimi, tё sigurojё regjistrin elektronik tё kёrkesave pёr zyrat e parashikuara nё pikёn 4, tё kёtij vendimi, dhe tё realizojё shpalljen e tyre tё drejtpёrdrejtё nё mjediset e caktuara nё kёto zyra, me akses tё lirё pёr publikun.
Kryeregjistruesi nxjerr urdhёra dhe udhёzime tё hollёsishme pёr trajtimin e procesit tё pёrpunimit tё dokumentacionit, format dhe procedurёn e hollёsishme pёr zbatimin e kёtij vendimi.
9. Ky vendim i shtrin efektet pёr tё gjitha kёrkesat, qё paraqiten, pas hyrjes nё fuqi tё tij, nё zyrat e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme sipas pikёs 4, tё kёtij vendimi.
10. Çdo akt nёnligjor, qё bie nё kundёrshtim me kёtё vendim, shfuqizohet.
11. Ngarkohen ministri i Drejtёsisё dhe zyra e regjistrimit tё pasurive tё paluajtshme pёr zbatimin e kёtij vendimi.
Ky vendim hyn nё fuqi pas botimit nё "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.560, DATË 23.10.2000, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR MIRATIMIN E PROJEKTIT PILOT PËR PËRFSHIRJEN E SPITALIT TË DURRËSIT NË SKEMËN E SIGURIMEVE TË KUJDESIT SHËNDETËSOR", TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 24 e 36, të ligjit nr.7870, datë 13.10.1994, "Për sigurimet shëndetësore në Republikën e Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të neneve 124 e 128, të ligjit nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i Procedurave Administrative i Republikës së Shqipërisë", me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.560, datë 23.10.2000, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime e shtesa:
1. Paragrafi i shtatë, i pikës 3, ndryshohet, si më poshtë vijon:
" Shpërblimi i punonjësve të bëhet me vendim të këshillit administrativ të ISKSH-së, sipas propozimit të bordit të spitalit të Durrësit.".
2. Në nenin 12, të statutit, që i bashkëlidhet vendimit, të bëhen shtesa dhe ndryshimi, si më poshtë vijon:
a) Pas shkronjës "p" shtohet shkronja "q", me këtë përmbjatje:
"q) Bordi i propozon këshillit administrativ të ISKSH-së ndryshime në pagat e punonjësve, si dhe shtesat mbi pagë.".
b) Shkronja "i" ndryshohet, si më poshtë vijon:
"i) Miraton mënyrën e përdorimit të të ardhurave.".
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare" dhe i shtrin efektet nga data 13.4.2006.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
* * *
V E N D I M
PËR
DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR.205,
DATË 13.4.1999, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR DISPOZITAT ZBATUESE TË KODIT DOGANOR",
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 9 e 13, të ligjit nr.8449, datë 27.1.1999, "Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
Në vendimin nr.205, datë 13.4.1999, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në pjesën I, titulli II, kreu I, "Organizimi dhe përgjegjësitë e administratës doganore qendrore", të bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Në pikën 3, lidhja nr.1, "Struktura organike e administratës doganore shqiptare", zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër e titull, që i bashkëlidhet këtij vendimi.
2. Në shkronjën "e", të pikës 3.2, pas fjalëve "… përpunues informacioni…" shtohet "… shoqërues…" dhe pas fjalëve "… me procedurat e peshimit e të kontrollit doganor…" shtohen "… mbrojtjen dhe sigurinë…".
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në "Fletoren zyrtare".
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA