E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e së mërkurës, Kryeministri Berisha fillimishisht iu uroi mirëseardhjen në kabinetin qeveritar ministrave të rinj, Oketa, Ndoka, Pango, Bregu, duke kërkuar prej tyre që të vazhd

Në mbledhjen e së mërkurës, Kryeministri Berisha fillimishisht iu uroi mirëseardhjen në kabinetin qeveritar ministrave të rinj, Oketa, Ndoka, Pango, Bregu, duke kërkuar prej tyre që të vazhdojnë punën e nisur, për realizimin e reformave të thella e të gjithëanshme, në përputhje me kërkesat aktuale të kohës. Njëkohësisht, Kryeministri shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen për punën dhe ndihmesën e çmuar, të ministrave të cilët nuk janë tashmë pjesë e kabinetit, zotërinjve Bumçi, Cikuli, Trashani, Leskaj e Olldashi.

Kryeministri u shpreh se objektivi kryesor i qeverisë mbetet përshpejtimi i ritmeve të reformave, duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, kërkesave të qytetarëve shqiptarë dhe duke e bërë më transparente veprimtarinë e qeverisë.
"Së pari, le të shprehim mirëseardhjen anëtarëve të rinj të kabinetit, zonjës Bregu, zotit Oketa, zotit Ndoka, prof Ylli Pangos, zotit Bujar Nishani dhe tu uroj përzemërsisht suksese në detyrë. Gjithashtu le të shprehim respektin tonë, vlerësimin, falenderimin për ministrant Bumci, Cikuli. Trashani, Leskaj, Olldashi, për të gjithë ndihmesën e tyre të çmuar dhe tu ftoj që ju, votëbesimin e parlamentit, përfaqësuesit të parë të sovraniteti të vendit, ta justifikoni me reforma të thella dhe të gjithëanshme.
Përshpejtimi i ritmeve të reformave duhet të jetë objektivi më kryesor i qeverisë. Reformat janë në vazhdim.Çdo kohe përcakton për to, ritme të reja më të shpejta, më të fuqishme. Ndaj dhe ne lë të punojmë së bashku, tu përgjigjemi kërkesave të kohës, kërkesave të qytetarëve shqiptarë, zgjedhësve tanë, të punojmë në mënyrë të veçantë për të rritur përgjegjshmërinë dhe transparencën në veprimtarinë tonë.

Ndër të tjera, kryeministri Berisha theksoi se risi e këtij kabineti do të jetë përpjekja për të zgjeruar ndërfaqen e komunikimit me publikun, grupet e interesit, mediat e më gjerë, nëpërmjet detyrës së zëdhënëses së Këshillit të Ministrave, e cila do të ushtrohet nga zonja Bregu.

"Risi e këtij kabineti nuk janë vetëm emrat e rinj të cilët kanë patur, siç është konstatuar një pëlqim të madh nga mediat, publiku, por edhe një mirëpritje nga politika në tërësi. Risi e këtij kabineti, do të jetë një përpjekje shumë më e madhe për të zgjeruar ndërfaqen e komunikimit me publikun, grupet e interesit, mediat dhe më gjerë, komunitetit ndërkombëtar e pikërisht në këtë linjë, Këshilli i Ministrave do të ketë për herë të parë zëdhënësen e tij dhe kjo është zonja Bregu, e cila është një komunikatore do ta quaja në termin professional, e aftë dhe e përkushtuar, pra do të mbulojë Ministrinë e Integrimit, por do të jetë dhe me detyrën e strukturuar të Zëdhënëses të Këshillit të ministrave. Gazetarët do të jenë në kontakt të vazhdueshëm me zonjën Bregu , në mënyrë që të gjitha vendimet, udhëzimet e qeverisë por edhe të ministrave, të mund të bëhen publike dhe të qartësohen. Në këtë mënyrë ridimensionohet edhe më tej detyrimi që kemi për informimin e publikut."

Ndër vendimet e paraqitura për miratim, Kryeministri Berisha, veçoi të një rëndësie të vecantë projektligjin për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr 8116 datë 29.3 1996, "Kodi i procedurës Civile i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, i cili synon ntë amendojë Kodin e Procedurës Civile në funksion të përmirësimit rrënjësor të punës së shërbimit të përmbarimit dhe ekzekutimit të titujve ekzekutiv, kusht ky I domosdoshëm për garantimin e funksionimit të shtetit ligjor, për garantimin e zgjerimit të kreditimit dhe të veprimtarisë bankare në Shqipëri

"Sot kemi një seri projektligjesh dhe vendimesh nga të cilat do të vecoja shumë të rëndësishëm projektligjin per disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8116 datë 29.3 1996, Kodi I procedurës Civile I ndryshuar, I cili synon ntë amendojë Kodin e Procedurës Civile në funksion të përmirësimit rrënjësor të punës së shërbimit të përmbarimit dhe ekzekutimit të titujve ekzekutiv, kusht ky I domosdoshëm për garantimin e funksionimit të shtetit ligjor, për garantimin e zgjerimit të kreditimit dhe të veprimtarisë bankare në Shqipëri, veprimtari kjo që së bashku me veprimtaritë e kompanive të sigurimeve , po njeh dimensione të reja shumë të rëndësishme. Vetëm Banka e re San Paolo IMI që hyri në tregun shqiptar, është sot më e fuqishmja në distancë se të gjitha bankat të tjera, të marra së bashku. Shoqëria Zherar ka dëshmuar vullnetin për të blerë një bankë tjetër shqiptare. Tre kompani të tjera prestogjoze evropiane gjatë muajve të fundit kanë blerë kompanitë e sigurimeve vendase. Tregu finanaciar, tregu banker dhe ai i sigurimeve po rriten dhe fuqizohen me shpejtësi. Këto ndryshime ne kodin e procedurës civile janë rezultat i konsultimeve të gjëra me shoqatën e bankierëve të vendit dhe me grupe të tjera interesi. Këto ndryshime bëhen të domosdoshme për shkak të zhvillimeve të të mëdha.

Gjithashtu Kryeministri, veçoi projektligjin per disa ndryshime në ligjin nr.8003, datë 28.9.1995, "Kodi Penal Ushtarak i Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar. Kryeministri u shpreh se ky projektligj që prek Kodin penal ushtarak synon ta përshtasë atë me vendimin përfundimtar të Shqipërisë për të ndaluar dënimin me vdekje.
"Ka dhe një projektligj tjetër i cili prek Kodin Penal ushtarak ta përshtasë atë me vendimin përfundimtar të Shqipërisë për të ndaluar dënimin me vdekje, duke shpallur jetën si vlerën më eprore, më supreme më të pacënueshme të të gjitha vkerave të tjera. Ka qenë një mbetje në kodin ushtarak dhe kjo zgjidhet përfundimisht.

Në përfundim, ndër vendimet e shtruara për miratim, kryeministri bëri të ditur vendimin për ratifikimin e marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikëssë Shqipërisë, përfaqesuar nga Këshilli I Ministrave dhe Bankës së Këshillit të Evropës për Zhvillim, e cila jepet në cilësinë dhe barazenë në arsim.
"Ka një marrëveshje me Bankën e KE për zhvillim e cila jepet në cilësinë dhe barazinë në arsim. Kjo bankë është një nga partnerët tanë më kryesorë në financimin e saj në arsim, në shëndetsi dhe në fusha të tjera sociale."

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›