Sot paradite, Kryeministi Berisha priti komandantin e Prezencës NATO-s në Tiranë, zotin Georgios Mouroutsos, me rastin e mbarimit të mandatit të tij në vendin tonë. Kryeministri vlerësoi punë
Sot paradite, Kryeministi Berisha priti komandantin e Prezencës NATO-s në Tiranë, zotin Georgios Mouroutsos, me rastin e mbarimit të mandatit të tij në vendin tonë. Kryeministri vlerësoi punën e bërë nga gjeneral Mouroutsos si një mision i suksesshëm dhe e falënderoi atë për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe ndihmën që NATO po i jep Shqipërisë në përpjekjet e saj për integrim ne këtë Aleance.
Kryeministri u shpreh se ky vit ishte një vit shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, gjatë të cilit vendet e NATO-s në Samitin e Rigës dhanë mesazhin pozitiv se Shqipëria do të konsiderohet për ftesën për anëtarësim në samitin e parë zgjerues të Aleancës.
Kryeministri Berisha shprehu vendosmërinë e qeverisë shqiptare për të kryer me sukses të gjitha reformat që kërkon ky proces integrues si dhe për të zbatuar të gjitha rekomandimet që zëvendëssekretari I NATO-s, zoti Colston bëri gjatë vizitës së tij në Shqipëri.
Në veçanti, Kryeministri Berisha i bëri të ditur Gjeneral Mouroutsos për vendimin e marrë se fundmi nga Komiteti ndërministror për Planifikimin Strategjik që në vitin 2008 buxheti për mbrojtjen të arrijë shifrën 2 % të GDP dhe të vazhdojë ne këtë nivel edhe në vitet në vazhdim.
Gjenerali Mouroutsos e falënderoi përzemërsisht Kryeministrin për pritjen e ngrohte. Zoti Mouroutsos vlerësoi bashkëpunimin e suksesshëm me qeverinë shqiptare, duke përshëndetur veçanërisht faktin që si institucionet civile ashtu dhe në ato ushtarake po punojnë së bashku drejt qëllimit të përbashkët të integrimit të vendit në NATO. Gjithashtu zoti Mouroutsos vlerësoi shumë pozitivisht reformat e ndërrmara në fushën e mbrojtjes.
Gjithashtu Gjenerali Mouroutsos vlerësoi lart vendimin e fundit të Komiteti ndërministror për Planifikimin Strategjik, i cili dëshmon edhe një here vendosmërinë dhe angazhimin e qeverisë shqiptare për plotësimin e kritereve që kërkon anëtarësimi në NATO.