E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëdhënësi i Kryeministrit, informon se Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, pasi u njoh me deklaratën e Presidentit të Republikës për mospjesëmarrjen e Kryeministrit, në ceremoninë

Zëdhënësi i Kryeministrit, informon se Kryeministri i Shqipërisë zoti Sali Berisha, pasi u njoh me deklaratën e Presidentit të Republikës për mospjesëmarrjen e Kryeministrit, në ceremoninë e betimit të ministrave të rinj, shpreh keqardhjen e tij për këtë deklaratë, pasi vetë Kryeministri ka përmbushur të gjitha detyrimet e tij kushtetuese lidhur me procedurat e emërimit të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe se në përputhje me Nenin 99 të Kushtetutës, betimi i anëtarëve të kabinetit tek Presidenti është detyrim kushtetues individual i çdo ministri pasi votohet nga Kuvendi.

Mosprania e Kryeministrit në këtë ceremoni, thekson zëdhënësi, ka të bëjë me axhendën e ngjeshur të veprimtarisë së z. Berisha më datë 20 mars, por edhe me mosrespektimin sistematik të kushtetutës nga ana e z. President.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›