Në këtë takim, z.Stepiçi e njohu Kryeministrin Nano me strategjinë që Reiffeissen Bank po ndjek për të ndikuar me rolin e saj në impakte pozitive në ekonominë shqiptare, ashtu dhe për të
Në këtë takim, z.Stepiçi e njohu Kryeministrin Nano me strategjinë që Reiffeissen Bank po ndjek për të ndikuar me rolin e saj në impakte pozitive në ekonominë shqiptare, ashtu dhe për tërheqjen e investimeve të huaja në vend. Bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin opinion lidhur me rëndësinë e reduktimit të përdorimit të parave kesh dhe qarkullimin e tyre përmes sistemit bankar. Në këtë kuadër Kryeministri Nano theksoi se "Qeveria Shqiptare është e vendosur të vazhdojë procesin e reformave në drejtim të reduktimit të informalitetit, zhvillimit dhe zgjerimit të tregut financiar, implementimit të standarteve ndërkombëtare në sistemin e kontabilitetit, auditimit dhe në sektorin publik, në funksion të zhvillimit ekonomik të qëndrueshëm dhe afatgjatë të vendit ".
Nga ana e tij, z.Stepiç u shpreh se Raiffeisen Bank në Shqipëri do të synojë në realizimin e disa projekteve të rëndësishme lidhur me strategjinë për reduktimin e parave kesh dhe përdorimit të tyre përmes llogarive bankare, ofrimit të shërbimeve të tjera të standarteve të Europës Perëndimore dhe fillimin e dhënies së kredive si për klientet e bankës, ashtu edhe për subjekte të ndryshme private.
Në takim u diskutua që duke filluar nga muaji shtator Reffeissen Bank praktikisht do të fillojë lëvrimin e pagave shteterore me komision 0% nëpërmjet sistemit të kartave për disa sektorë të administratës publike. Ky sistem do të mundësojë marrjen e pagës në formë krediti për 3 muaj, gjë që përputhet plotësisht me standartet në vendet e Europës Perëndimore.
"Ne synojmë gjithashtu krijimin e një imazhi tjetër të Shqipërisë që të pasqyrojë ndryshimet shumë të mëdha që janë bërë sidomos në këto dy vitet e fundit dhe për t'i treguar opinionit ndërkombëtar se çfarë mundësish ofron Shqipëria përmes burimeve të saj, si nje vend i cili është në rritje të vazhdueshme ekonomike dhe ofron garanci për investime", tha z. Stepiç, duke shtuar se kjo do të rrise akoma më shumë mundësitë për afrimin e investitorëve të huaj në vend, të cilët kanë filluar interesimin pranë bankës sonë.
Dy autoritetet në këtë takim garantuan se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshëm dhe i frytshëm edhe në ardhmen.