E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime: V E N D I M PËR PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJ

Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u morën në shqyrtim dhe u miratuan disa vendime:

V E N D I M

PËR

PROPOZIMIN E PROJEKTLIGJIT "PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS, PËR TRANSPORTIN AJROR"

Në mbështetje të neneve 81, pika 1, dhe 100, të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin e projektligjit "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës, për transportin ajror", për shqyrtim e miratim në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë, sipas tekstit dhe relacionit, që i bashkëlidhen këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

P R O J E K T L I GJ

PËR

RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET QEVERISË SË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË MBRETËRISË SË BELGJIKËS, PËR TRANSPORTIN AJROR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë

V E N D O S I:

Neni 1

Ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës, për transportin ajror.

Neni 2

Ligji nr.9067, datë 15.5.2003, "Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Mbretërisë së Belgjikës, për transportin ajror", të nënshkruar më 14 nëntor 2002, shfuqizohet.

Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E T A R I
JOZEFINA TOPALLI

* * *

V E N D I M

PËR

TRANSFERIM FONDI NGA MINISTRIA E TURIZMIT, KULTURËS, RINISË DHE SPORTEVE UNESCO-S, PËR RESTAURIMIN E SHTËPISË SË ISMAIL KADARESË, "MONUMENT KULTURE", NË KUADËR TË FINANCIMIT TË PROJEKTIT TË UNESCO-S, "RESTAURIMI I QENDRËS HISTORIKE TË QYTETIT TË GJIROKASTRËS"

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", dhe të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Transferimin e shumës 16 000 000 (gjashtëmbëdhjetë milionë) lekë, nga buxheti i vitit 2006, zëri "Investime", artikulli "231", miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, (Drejtoria rajonale të Monumenteve të Kulturës, Gjirokastër), UNESKO-s, për financimin e projektit "Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës", për restaurimin e shtëpisë së Ismail Kadaresë, "Monument Kulture".

2. Ky transferim fondi të bëhet në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit, të nënshkruar ndërmjet kësaj organizate dhe Këshillit të Ministrave, sipas pikës 2, të vendimit nr.755, datë 9.11.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për një shtesë fondi në buxhetin e vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, për financimin e projektit të UNESCO-s, "Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës"", dhe të vendimit nr.799, datë 8.12.2006, të Këshillit të Ministrave, "Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe UNESCO-s, për projektin "Restaurimi i qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës", financuar nga UNESCO-ja".

3. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2006, miratuar për Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

4. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.495, DATË 18.7.2003, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, "PËR PËRCAKTIMIN E KUSHTEVE, TË PERSONAVE DHE SASISË SË NEVOJSHME TË KARBURANTIT PËR PËRDORIM NGA ANIJET E PESHKIMIT", TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.8976, datë 12.12.2002, "Për akcizat", të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave , Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Pika 3/1, e vendimit nr.495, datë 18.7.2003, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:

"3/1. Efekti financiar, prej 50 000 000 (pesëdhjetë milionë) lekësh, për 6-mujorin e dytë të vitit 2006, për mbulimin e diferencës ndërmjet çmimit të programuar vjetor të "Armo", sha-së, dhe çmimit 40 lekë/litri, t'i paguhet kësaj shoqërie nga pakësimi, në të njëjtën shumë, i fondeve buxhetore, të vitit 2006, zëri "Kompensim i energjisë elektrike", miratuar për Ministrinë e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.".

2. Ngarkohen Ministria e Punës,Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË HUASË, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E TRANSPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së huasë, ndërmjet këshillit të ministrave të republikës së shqipërisë dhe bankës ndërkombëtare për rindërtim dhe zhvillim, për projektin e transportit, në shumën 15 300 000 (pesëmbëdhjetë milionë e treqind mijë) euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES KUADËR TË HUASË, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA KËSHILLI I MINISTRAVE, DHE BANKËS SË KËSHILLIT TË EUROPËS PËR ZHVILLIM

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, "Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes kuadër të huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave, dhe Bankës së Këshillit të Europës për Zhvillim, për financimin e projektit "Cilësi dhe barazi në arsim", nëpërmjet kredisë prej 14 milionë euro-sh.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KOEFICIENTIN E SHFRYTËZIMIT TË NDËRTESËS NË LEGALIZIM, ME DESTINACION SOCIAL-EKONOMIK

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё pikёs 2, tё nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Koeficienti i shfrytёzimit tё ndёrtesёs nё legalizim, me destinacion social-ekonomik K shpreh raportin e sipёrfaqes sё ndërtimit pёr veprimtaritё social-ekonomike me sipёrfaqen e pёrgjithshme tё ndёrtimit të objektit:

K = Sipёrfaqe e ndërtimit social-ekonomik
Sipёrfaqe e pёrgjithshme e ndёrtimit
Nё sipёrfaqen pёr veprimtari social-ekonomike do tё pёrfshihet sipёrfaqja, ku zhvillohet veprimtaria, sё bashku me sipёrfaqet e mjediseve ndihmёse tё saj.

2. Koeficienti i shfrytёzimit tё ndёrtesёs nё legalizim, me destinacion social-ekonomik, shёrben pёr llogaritjen e vlerёs shtesё tё shitjes sё truallit, kur objekti ёshtё me destinacion tё pёrzier, pёr strehim dhe veprimtari social-ekonomike.

3. Formula pёr llogaritjen e vlerёs sё parcelёs ndёrtimore (sipёrfaqja e bazёs së objektit dhe sipёrfaqja nё funksion tё objektit), nё rastin kur objekti ka destinacion tё pёrzier, pёr strehim dhe veprimtari social-ekonomike, do tё jetё e barabartё me:

vlerёn e shitjes sё parcelёs ndёrtimore, plus vlerёn e shtuar pёr veprimtari social – ekonomike:

Vlera e parcelës ndërtimore për objektin me destinacionit të pёrzier =Vlera e parcelёs ndёrtimore + Vlera shtesë

4. Pёr pёrcaktimin e vlerёs sё shitjes sё truallit tё parcelёs ndёrtimore për objekte me funksion banimi të zbatohen nenet 19, 20, 21 e 22, tё ligjit nr.9482, datё 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".

5. Vlera e shtuar del si produkt i sipёrfaqes, me destinacion social-ekonomik me çmimin e shitjes sё truallit pёr banim si dhe me 1 ± koeficientin e shfrytёzimit (K). Formula e vlerёs sё shtuar ёshtё:

Vlera shtesë = Sip. social-ekonomike xÇmimi pёr m² i parcelёs x (1±K)

6. Pёr pёrcaktimin e çmimit pёr m² tё parcelёs të zbatohen nenet 19, 20, 21 e 22, tё ligjit nr.9482, datё 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".

7. Në rastin kur vlera e koeficientit të shfrytёzimit tё ndёrtesёs nё legalizim, me destinacion social–ekonomik është më e vogël ose e barabartë me 0,5 zbatohet formula 1-K.

8. Në rastin kur vlera e koeficientit të shfrytёzimit tё ndёrtesёs nё legalizim, me destinacion social – ekonomik është më e madhe se 0,5, zbatohet formula 1+K.

9. Ngarkohen Agjencia e Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

KRITERET, PROCEDURAT DHE TIPIN E FORMULARIT TË LEJES SË LEGALIZIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe tё nenit 28, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

I. Kriteret dhe dokumentacioni i nevojshëm, për pajisjen me leje legalizimi

Drejtoria rajonale e ALUIZNI-t pajis me leje legalizimi, për objektin e ndërtuar pa leje, pas miratimit tё tij nga KRRT-ja/KRRTRSH-ja e zonës/vendbanimit/bllokbanimit/ndërtimit informal tё veçuar, territoreve tё tjera dhe tё shtesave pa leje, nё ndёrtimet me leje, subjektet, qё, në përputhje me kërkesat e ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje":

a) kanë kryer procesin e vetëdeklarimit për objektin e ndërtuar pa leje.
b) Objekti, të cilin posedojnë, e kanё tё kualifikuar në kategorinë e objekteve, që do të legalizohen.
c) vërtetojnë pronësinë mbi truallin/parcelën ndërtimore, përmes një dokumenti për kalimin e pronësisë, sipas legjislacionit në fuqi apo përmes kontratës së kalimit të pronësisë nga shteti te vetëdeklaruesi, nё pёrputhje me ligjin nr.9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje".
ç) kanë plotësuar dokumentacionin teknik:
i. genplanin;
ii. planimetrinë e çdo kati;
iii. oponencat e ndryshme teknike.

d) kanë plotësuar dokumentacionin ligjor:
i. deklaratën personale për marrjen e përgjegjёsisë mbi cilësinë e punimeve;
ii. deklaratën për pranimin e zbatimit të planit rregullues;
iii. marrëveshjen noteriale për pjesët takuese ndёrmjet bashkëpronarëve,
iv. deklaratën noteriale të konstruktorit dhe investitorit të objektit, për qëndrueshmërinë e objektit, për shtesat pa leje në objektet me leje ndërtimi;
v. aktmarrëveshjen me pronarin e truallit, nëse është ndërtuar në truall privat, për shtesat pa leje, në objektet me leje ndërtimi.

dh) kanё shlyer të gjitha detyrimet financiare, sipas tarifave dhe taksave të
përcaktuara.

II. Procedurat për pajisjen me leje legalizimi

1. Njёsitё e qeverisjes vendore, pas përcaktimit të kufirit në KRRT / KRRTRSH të zonës/vendbanimit/bllokbanimit/ndërtimit informal dhe territoreve tё tjera, ndjekin procedurat e mёposhtme:

a) Botojnё, brenda një muaji nga vendimmarrja e KRRT-sё/KRRTRSH-sё:
i. hartën e territorit, të përditësuar me kufirin e miratuar.
ii. listat emёrore tё subjekteve, që do tё vazhdojnё procedurat e mёtejshme të legalizimit.
b) Përgatisin dhe pranojnё dokumentacionin teknik.
c) Pranojnё dokumentacionin, ligjor dhe financiar, tё paraqitur nga vetëdeklaruesit.

1.1. Subjektet vetёdeklaruese janë të detyruara të paraqesin, pranë njësive të qeverisjes vendore, dokumentacionin e nevojshëm për legalizim, brenda tre muajsh nga data e përgatitjes së genplanit dhe tё planimetrive.

1.2. Në rastet e trojeve të zëna, bëhet kalimi i pronësisë së parcelës ndërtimore nga këshilli bashkiak / komunal te subjekti, nëpërmjet kontratës së shitjes, nё bazë tё genplaneve, të përgatitura më parë.

1.3. Pёr bashkinё e Tiranёs, procedurat e mёsipёrme, për objektet pa leje dhe për shtesat pa leje, në ndërtimet me leje para vitit 1993, kryhen pranё njёsive bashkiake përkatëse.

2. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, pёr pajisjen e subjektit vetëdeklarues me leje legalizimi si mё poshtё vijon:

a) Kontrollojnё formën dixhitale, verifikojnё në terren dhe certifikojnë dokumentacionin teknik.
b) Kontrollojnë dokumentacionin, tekniko-ligjor dhe financiar, të dosjes.
c) Verifikojnë nëse subjekti zotёron më shumë se një objekt pa leje.
ç) Sigurojnë, nëpërmjet zyrave vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, hartën e pasurive, së bashku me listën e pronarëve, për territorin e miratuar.
d) Sigurojnë, nëpërmjet zyrave rajonale të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, listën emërore të personave, fizikё dhe juridikё, për të cilët ka një vendim njohjeje, kthimi apo kompensimi fizik pronësie, në bazë të ligjit nr. 9235, datë 29.7.2004, "Për kthimin dhe kompensimin e pronës", shoqëruar me materialet grafike dhe sipërfaqet përkatëse.
dh) Plotësojnë, përpunojnë dhe shfrytëzojnë bazën e krijuar të të dhënave.

2.1. Në përfundim të procesit të kontrollit dhe certifikimit të dokumentacionit teknik, ligjor dhe financiar, ekspertët e drejtorive rajonale të ALUIZNI-t, plotësojnë procesverbalin e dosjes dhe pajisin subjektin me leje legalizimi për objektin informal.

2.2. Paraqitja, përmbajtja dhe mënyra e plotësimit të procesverbalit të dosjes përcaktohen me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të ALUIZNI-t.

3. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, pasi shqyrtojnë dosjen, brenda 30 ditёve nga data e depozitimit tё tyre nga njёsitё e qeverisjes vendore, vendosin:

a) pajisjen me leje legalizimi të subjektit vetёdeklarues për objektin pa leje.
b) kthimin, për verifikim apo plotësim, të dosjes, në njësinë e qeverisjes vendore, me argumentimin përkatës.
c) përjashtimin nga legalizimi, sipas kufizimeve të vendosura në ligj, të shoqëruar me argumentimin përkatës.

4. Drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t botojnё dhe përcjellin në njësitë e qeverisjes vendore, për njoftim dhe botim, listat emërore të subjekteve, objektet e të cilave:

a) pajisen me leje legalizimi.
b) përjashtohen nga legalizimi.

4.1. Subjektet e interesuara, brenda një muaji nga shpallja e listës emërore, nga drejtoritë rajonale të ALUIZNI-t, mund të bёjnё ankim administrativ pranë drejtorisë rajonale përkatëse dhe/ose Drejtorisë së Përgjithshme të ALUIZNI-t, sipas procedurës së përcaktuar në ligjin nr.8485, datë 12.5.1999, "Kodi i procedurave administrative të Republikës së Shqipërisë".

5. Leja e legalizimit, genplani i hartuar si hartё treguese dhe planimetritë e objektit ndjekin procedurat për regjistrim fillestar.

6. Modeli i lejes së legalizimit është sipas formularit, qё i bashkëlidhet këtij vendimi.

7. Elementet e sigurisë, mënyra e plotësimit dhe e administrimit të lejes së legalizimit përcaktohen me udhëzim tё drejtorit tё Pёrgjthshёm tё Agjencisё sё Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit tё Zonave / Ndёrtimeve Informale.

8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Agjencia e Legalizimit Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale, zyrat e regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe njësitë e qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në "Fletoren zyrtare".

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES SË FINANCIMIT, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN E TRANSPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe tё ministrit tё Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Kёshillit tё Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim, për projektin e transportit, nё shumёn 3 400 000 (tre milionё e katёrqind mijё) SDR.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES FINANCIARE, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS GJERMANE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM (KFW), PËR PROJEKTIN « MBROJTJA E LIQENIT TË OHRIT-KANALIZIMET, POGRADEC II»

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, « Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare », me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe tё ministrit tё Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes financiare, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Gjermane për Rindërtim dhe Zhvillim (KfW), për projektin « Mbrojtja e liqenit të Ohrit-kanalizimet, Pogradec II», me vlerё 5 000 000 (pesё milionё) euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

* * *

V E N D I M

PËR

RISHPËRNDARJE FONDESH BUXHETORE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të pikës 1, të nenit 29, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, "Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë", të ndryshuar, dhe të nenit 16, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, "Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006", me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave.

V E N D O S I:

1. Kёshillit tё Ministrave, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, t'i shtohet fondi prej 10 000 mijё lekësh, për shpenzime korrente.

2. Ministrisë së Mbrojtjes, nga buxheti i miratuar për vitin 2006, t'i pakёsohet fondi fondi prej 10 000 mijё lekësh, për shpenzime korrente.

3. Ministrisё sё Drejtёsisё, në buxhetin e miratuar për vitin 2006, nё programin "Planifikim-menaxhim-administrim", t'i shtohet fondi prej 10 590 mijё lekësh, për shpenzime kapitale, si dhe t'i pakёsohen, pёr shpenzime kapitale, pёr kёtё vit, pёrkatёsisht, 1 008 mijё lekё, nё programin "Mjekёsia ligjore", dhe fondi prej 9 582 mijё lekёsh nё programin "Drejtoria e Pёrgjithshme e Burgjeve".

4. Ministrisë së Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, nё buxhetin e miratuar për vitin 2006, pёr shpenzime kapitale, nё programin "Trashёgimia kulturore", t'i pakёsohet fondi fondi prej 6 561 mijё lekësh dhe po nё shpenzimet kapitale t'i shtohet fondi prej 6 561 mijё lekёsh, nё programin "Arti dhe kultura".

5. Ngarkohen Ministria e Financave, Kёshilli i Ministrave, Ministria e Drejtёsisё, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Turizmit, Kulturёs, Rinisё dhe Sporteve, dhe për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›