Sot pasdite, Kryeministri Berisha vizitoi Katedralen e "Shën Palit", në Tiranë, me rastin e festës së Krishtlindjes. Kryeministri Berisha uroi Imzot Rrok Mirditën, Kryetar i Arqipeshkvisë s
Sot pasdite, Kryeministri Berisha vizitoi Katedralen e "Shën Palit", në Tiranë, me rastin e festës së Krishtlindjes. Kryeministri Berisha uroi Imzot Rrok Mirditën, Kryetar i Arqipeshkvisë së Tiranës dhe Durrësit dhe gjithë besimtarët katolikë në këtë ditë të lindjes së Krishtit, për më shumë shpresë, besim dhe begati në jetën e tyre.
"Kjo ditë mund të vlerësohet më shumë se gjithçka tjetër si ditë e përjetësisë së njeriut, e përjetësisë së vlerave hyjnore dhe njerëzore, e shpresës dhe besimit të pashterur, ditë e të ardhmes. Ndaj edhe njëherë urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen sot", u shpreh Kryeministri.