E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha nënshkroi, sot në mesditë, me përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve (BEI) marrëveshjen financiare me vlerë 18 milion euro për ndërtimin e terminalit të ri tÃ

Kryeministri Berisha nënshkroi, sot në mesditë, me përfaqësues të Bankës Europiane të Investimeve (BEI) marrëveshjen financiare me vlerë 18 milion euro për ndërtimin e terminalit të ri të trageteve në Portin e Durrësit. Marrëveshje u nënshkrua në ambientet ku do të ngrihet terminali i ri i trageteve në portin e Durrësit.

Kjo marrëveshje është pjesë e projektit me vlerë të përgjithshme 40 milion euro për portin e Durrësit, bashkëfinancim i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim me vlerë 14 milion euro, fondeve grant të Komisionit Europian prej 2.2 milion euro dhe qeverisë shqiptare 5.8 milion euro.

Duke e vlerësuar marrëveshjen të rëndësishme për zhvillimin e portit, Kryeministri theksoi se terminali i ri i pasagjerëve do të përmbushë të gjitha standardet dhe kërkesat e udhëtarëve që vijnë dhe largohen nga Shqipëria me mjete detare dhe do të jetë i pajisur me të gjitha pajisjet moderne të kontrollit dhe të shërbimit ndaj qytetarëve. Me këtë investim parashikohet gjithashtu të ndërtohen dy kalata, si dhe do të bëhen rindërtime dhe spostime të infrastrukturës së brendshme për ta bërë portin e Durrësit më funksional.

"Me ndërtimin e rrugës Durrës-Morinë-Prishtinë ndoshta dhe Nish, porti merr një rëndësi disa herë më të madhe se sot në jetën ekonomike të vendit. Ai shndërrohet gjithashtu në një portë rajonale të rëndësishme. Sikundër ndërtimi i zonës së lirë në afërsi të qytetit përbën gjithashtu një zhvillim shumë të rëndësishëm të lidhur dhe me portin", u shpreh Kryeministri

Duke theksuar se privatizimi i portit është prespektiva më e mirë e tij, Kryeministri siguroi se qeveria është e vendosur të procedojë me privatizimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur. "Së shpejti, - informoi Kryeministrit - do të përzgjidhet kompania e konsulencës dhe do të procedojmë në këtë drejtim duke i garantuar kështu portit menaxhimin më të mirë dhe zgjerimin më të mundshëm."

Projekti përfshin ndërtimin e terminalit të trageteve për pasagjerët dhe rehabilitimi i infrastruktures shoqëruese duke rritur elementet e sigurisë për anijet e transportit; rehabilitimin e kalatave 7 dhe 8, si dhe punime të tjera ndihmëse si rehabilitimi i rrugës hyrëse në port, thellimi i kanalit hyrës të portit etj.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›