Sot në mesditë, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij vizituan Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me rastin e Krishlindjes. Kryeministri u prit nga Hirësia e tij, Kryepeshkopi A
Sot në mesditë, Kryeministri Berisha dhe bashkëshortja e tij vizituan Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, me rastin e Krishlindjes. Kryeministri u prit nga Hirësia e tij, Kryepeshkopi Anastas Janullatos.
Kryeministri i uroi besimtarëve ortodoksë, të krishterë dhe të gjithë besimtarëve në tërësi, këtë ditë të shenjtë, duke e vlerësuar atë si "ditën e shpresës më të madhe të njeriut, ditën e besimit më të thellë tek vlerat më të arrira tek Krishti, tek Zoti, tek vendi."
"Dua të falënderoj me shumë përzemërsi të gjithë klerikët e komunitetit ortodoks dhe të komuniteteve të tjera për ndihmesën jashtëzakonisht të çmuar që kanë dhënë dhe japin në ndërtimin e kodit moral dhe shpirtëror të qytetarëve", u shpreh Kryeministri.
Kjo ditë, vlerësoi Kryeministri, "është ditë e shenjtë, ditë e përjetësisë së njeriut, ditë në të cilën njeriu frymëzohet, merr forcë, shumëfishon besimin, sheh me optimizëm krishtlindjet e tjera dhe vitin e ri që vjen. Është ditë që nderon vlerat më të mira hyjnore dhe njerëzore".