E Diel, 1 Nëntor 2026

Në mbledhjen e sotme u miratua projektligji "Për ratifikimin e udhëzimeve dhe të kodit të proçedurave të Nismës së Europës Qendrore (NEQ)". Nisma e Europës Qendore (NEQ) synon të ba

Në mbledhjen e sotme u miratua projektligji "Për ratifikimin e udhëzimeve dhe të kodit të proçedurave të Nismës së Europës Qendrore (NEQ)".

Nisma e Europës Qendore (NEQ) synon të bashkëpunojë me institucionet dhe organizatat europiane, veçanërisht me Bashkimin Europian, Këshillin e Europës si pjesë e proçesit të integrimit. Shqiperia është anëtare e NEQ që nga 1996. Që nga momenti i anëtarësimit e deri më tani, vendi ynë si vend anëtar ka përfituar disa projekte nga NEQ, ku si më të rëndësishme mund të përmenden projektet në fushën e infrastrukturës, ku janë bashkëfinancuar disa segmente rrugore të Korridorit 8-të, Librazhd-Gramsh, apo projekti i Portit të Durrësit. Aktualisht, NEQ po financon projektin për nxitjen e biznesit në zonat rurale.

Për të forcuar dimensionin ekonomik të Nismës, Ministrat e Jashtëm, në takimin e 22 qershorit 2002, në Milano, vendosën që NEQ të krijontë një fond financiar bazuar në kontributet vjetore të vendeve anëtare, për të lehtësuar zbatimin e projekteve dhe programeve të Nismës.

Duke qënë se Shqipëria është anëtarësuar në NEQ që në vitin 1996 dhe nuk janë ndjekur proçedurat përkatësëe për miratimin në parim të "KOdit të proçedurave për funkdionimin e Nismës së Europës Qendrore (NEQ)", projektligji "Për ratifikimin e Kodit të Proçedurave për funksionimin e Nismës së Europës Qendrore (NEQ)", i është paraqitur për mendim të gjithë ministrive të interesuara, me qëllim ratifkimin e tij nga Kuvendi i Shqipërisë.

Nw mbledhjen e sotme u miratua vendimi "Për miratimin, në parim, të traktatit të miqësisë dhe të bashkëpunimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Federatës ruse"

Ky traktat është një dokument i rëndësishëm politik dhe juridik, nëpërmjet të cilit palët zotohen për zhvillimin e marrëdhënieve të tyre, duke u bazuar në parimet e barazisë, sovranitetit, pavarsisë, tërësisë territoriale, moscënimit të kufijve, respektimit të ndërsjelltë dhe mosndërhyrjes në punët e brendshme, si dhe në parimet e organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare si OKB, OSBE dhe Këshilli i Europës. Gjithashtu palët parashikojnë bashkëpunimin në fushat më të rëndësishme, me qëllimin për t'u shërbyer dhe për të afruar popujt respektivë.

Një vend të rëndësishëm në traktat zë detyrimi për të zgjidhur të gjitha mosmarrëveshjet me mjete paqësore dhe moslejimi i përdorimit të territoreve të tyre për qëllime agresioni ndaj njëra-tjetrës. Ato i kushtojnë rëndësi forcimit të paqes dhe sigurimit ndërkombëtar si dhe krijimit të një sistemi të efektshëm sigurimi, të aftë për t'iu kundërvënë rreqizeve dhe sfidave, ku primar mbetet terrorizmi ndërkombëtar.

Këshilli i Ministrave miratua edhe vendimin "Për miratimin e Programit analitik të projektakteve, që do të paraqiten për shqyrtim në Këshillin e Ministrave, gjatë vitit 2004".

Ky vendim përcakton programin analitik të projektakteve, që parashikohen të paraqiten për shqyrtim dhe miratim në Këshillin e Ministrave, gjatë vitit 2004, në përputhje me programin politik të qeverisë dhe me programet e punës të ministrive, në fushat e ndryshme të veprimtarisë shtetërore.

Programi përbëhet nga pjesë të veçanta, në formën e matricave për çdo ministri, në të cilat parashikohen projekligjet dhe projekvendimet e Këshillit të Ministrave, objekti dhe qëllimi i çdo projekti, ministri propozues e palët bashkëpunëtore dhe afati i detajuar i paraqitjes për miratim në Këshillin e Ministrave.

Miratimi me vendim qeverie i programit analitik synon ligjërimin e një detyrimi të qartë për anëtarët e Këshillit të Ministrave, në kuadrin e përmirësimit dhe plotësimit të legjislacionit tonë.nga ana tjetër, synohet që, nëpërmjet përsosjes së planifikimit dhe bashkërendimit ndërministror, të realizohet një shkallë e lartë e angazhimeve të marra.

U miratua vendimi "Për lirimin nga detyra të kryetarit të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve".

Këshilli i Ministrave vendosi që Z.Qirjako Theodhori të lirohet nga detyra e Kryetarit të Komisionit të Mbikëqyrjes së Sigurimeve dhe emërimin në këtë detyrë të Z. Gëzim Agasi. Ky vendim u mor në bazë të nenit 77 të ligjit nr.8081, datë 07.03.1996 "Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit".

Gjithashtu u miratua vendimi "Për shpronësimin, për interes publik, të pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimi i Qendrës Kombëtare Stërvitore Bazë (QKSB) të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, në Bunavi Vlorë".

Bazuar në ligjin "Për miratimin e Strategjisë Ushtarake të Republikës së Shqipërisë, si dhe në strukturën dhe Planin e Përhapjes së Forcave të Armatosura 2002-2100, të miratuara nga Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar aktivizimin e Brigadës së Stërvitjes në Qendrën Kombëtare të Stërvitjes Bazë të Forcave të Armatosura. Kjo Qendër do të shërbejë për përgatitjen bazë të të gjithë rekrutëve, të cilët mobilizohen për të kryer shërbimin ushtarak në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë.

Për të realizuar misionin e saj, pas studimit të fizibilitetit për disa rajone të mundshme për ngritjen e kësaj qendre, është përcaktuar si më i përshtatshëm rajoni Bunavi, Vlorë. Pas studimit urbanistik të sheshit ku do të ndërtohet kjo qendër rezulton se 599000 m2 nga sipërfaqja e përgjithshme e sheshit janë pronësi private, e cila do të shpronësohet.

Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, do të kompesohen në lekë në vlerë të plotë, sipas listës emërore për shumën e përgjithshme prej 12 115 000 për sipërfaqen prej 24230 m2 tokë bujqësore. Ky fond do të përballohet nga buxheti i vitit 2004, miratuar për Ministrinë e Mbrojtjes.

Po sot, u miratua edhe vendimi "Për kriteret dhe masën e pagesës për t'u përjashtuar nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak".

Vendimi i mësipërm parashikon masën përkatëse financiare për përjashtimin nga shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Kjo masë nuk ndryshon dhe është në shumën 300.000 lekë. Ndërsa për studentët, detyrimi ushtarak i të cilëve sipas "Për shërbimin ushtarak në Republikën e Shqipërisë" është 1 muaj, është në vlerën 30.000 lekë. Kjo shumë rezulton duke llogaritur shpenzimet që do të kërkoheshin për mobilizimin dhe stërvitjen e një ushtari për një muaj.

Mbi bazën e këtij vendimi, Ministria e Mbrojtjes do të nxjerrë udhëzime të posaçëme, ku të përcaktohen dhe proçedurat që duhet të ndjekë shtetasi që kërkon t'i njihet i shlyer detyrimi për shërbimin e detyrueshëm ushtarak apo proçedurat që duhet të ndjekin Qendrat e Rekrutim-Mobilizimit.

Ndërkohë shtetasit, që për shkak të kryerjes së dënimit me burgim me vendim të formës së prerë të gjykatës, apo pa shkaqe ligjore nuk kanë kryer të plotë shërbimin e detyrueshëm ushtarak, gjithashtu mund të shlyejë periudhën e mbetur me pagesë. Kjo pagesë do të llogaritet mbi bazën e vlerës së pagesës të përcaktuar në vendim dhe periudhës së pakryer të shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›