Ne më poshtë se Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia...!!??
Nga Besi BEKTESHI
Nuk ka dyshim se futja në NATO, më përpara se Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, është një meritë e madhe e një populli i cili është pro dhe i dashuruar me perëndimin. Asnjë qeveri sa do mirë të punojë nuk do të mund të anëtarësonte popullin e saj, në qoftë se ai do të ishte 50 për qind kundër NATO-s. As që bëhet fjalë se si populli Serb që ka arsye të jetë kundër NATO-s dhe ai malazez që si kushëri i serbëve ka pasur dhe ka një parti të madhe në opozitë dhe një sasi të madhe njerëzish kundër aleancës më të madhe ushtarake dhe politike të botës. Por edhe Maqedonia megjithëse më pak, ka një shumicë njerëzish që nuk janë pro NATO-s. Pra shumë detyra dhe standarde ato i kanë plotësuar, por kanë një pjesë të njerëzve dhe popullsisë që nuk mendojnë se NATO është ndonjë diçka e mirë për to. Kanë edhe kundërshtarë të hapur dhe të vendosur dhe demonstrime të sakta kundër aleancës perëndimore. Në këtë rast shikohet qartë dhe mirë se nuk është roli kryesor qeveria në pranimin dhe anëtarësimin tonë në NATO. Roli i dorës së parë është shqiptari dhe dashuria që ka ai për perëndimin dhe patjetër dhe respekti sidomos ai amerikan, për një popull që më tepër çon lart flamurin e shtetit më demokratik të botës se sa të vetin ndonjëherë. Ndoshta e ka prej dashurisë për lirinë, ndoshta e ka për dashurinë ndaj asaj që i është penguar shumë për 50-të vite në mënyrë tragjike, kur si Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia nuk e kishin kaq të penguar. Të gjitha qeveritë që do të formoheshin në Shqipëri do të punonin për perëndimin dhe NATO-n, sepse nuk ka asnjë shans tjetër me popullin e tyre për më tepër në shumicë të besimit mysliman, por jo kaq praktikant, që do dhe dashuron jetën perëndimore dhe vetë perëndimin. Pra duhet të marrë vesh jo vetëm lidershipi i sotëm qeverisës, por edhe ai i nesërm kushdo qoftë, që ne në NATO-jemi në saj të shqiptarëve të dashuruar me Amerikën dhe Europën Perëndimore dhe jo për servilizmat e kujtdo qeverie nga 91 deri më tani. Këtij populli të mrekullueshëm në këtë drejtim, amerikanët dhe europianët, i kanë dhënë edhe të drejtën të jenë përpara disa shteteve ballkanike në NATO. Por kjo nuk ndodh, dhe nuk do të ngjasë për vizat. Jo, këtu matet si puna e qeverisë dhe e qytetarisë së shqiptarëve në standarde. Për Europianët më përpara për liberalizimin e vizave janë Mali i Zi. Maqedonia dhe Serbia. Shqipëria dhe Bosnja e Hercegovina më vonë. Në mbrëmjen vonë të djeshme, komisioneri për Drejtësi dhe Punët e Brendshme të BE-së Zhak Barro ka deklaruar se propozimet për liberalizim të vizave deri në fund të vitit 2009-të do të jenë për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë dhe për këto dy të fundit, do të shikohen mirë plotësimet e kritereve. Por gjithsesi, të tre shtetet sllave dhe në kufi me ne dhe Kosovën, do të udhëtojnë mbas 2009-tës pa viza në BE. Ne jo? Natyrisht që nuk të bëhet qejfi, por nga ana tjetër është mirë që dikujt që tentoi të na mbushte mendjen se fundi i vitit 2009-të do të jemi pa viza i erdhi edhe momenti i mbylljes së gojës. Kuptohet se sot po deklarojnë se mbas 2009-tës do të udhëtojmë pa viza. Por ama mbetet kryesore se përpara nesh për standarde janë Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. Po pra Serbia...!!! Shteti që u bombardua nga NATO vetëm 10-të vite më përpara. Janë përpara, sepse BE-së i duhen standarde dhe patjetër që të tre shtetet i kanë plotësimin e standardeve më lart se sa ne. Me të vërtetë që ne kemi qenë pas tyre, por edhe ato kanë vite që kanë qenë në kolaps dhe luftë e në nacionalizma të sëmura. Për më tepër Serbia që ka qenë edhe një shtet diktatorial dhe me një kriminel në krye. Po, por shtetin dhe standardet i ka më të mira se sa ne. Sipas kritereve që Europa kërkon. Këtu është edhe puna e qeverive dhe në këtë pikë ne nuk mund të futemi politikisht në BE. Sepse nuk mund të futemi ashtu sikundër në NATO. Nejse në këtë rast nuk ka pse tju bëhet qejfi socialistëve apo lidershipeve të majta, sepse nuk është ndonjë fitore për to, se sa një krenari e kotë e demokratëve që shpesh herë ju merr supexhiro makineria kryesisht llafazane e premtimeve dhe dëshirave elektorale. Të shkosh pa viza në Europë e para është të regjistrosh popullin tënd. Të mos e kesh atë informal dhe ne edhe sot po e bëjmë këtë proces me marrëzira. Duket sikur për qytetarët pa pasaportë dhe pa karta ID-je, është i shqetësuar edhe ambasadori Ëithers dhe ky shqetësim vetëm pak më shumë se 20-të ditë përpara zgjedhjeve. Patjetër janë edhe disa punë të tjera dhe standarde qeverisëse që nuk i plotësojmë dhe natyrisht që nuk do të ketë viza për të gjithë. Sepse mjafton të dalësh nga kufiri dhe të shkosh në Mal të Zi dhe Maqedoni, por edhe në Serbi dhe të gjithë shikojnë qartë se kush është më afër Europës, ne apo ato. Përgjigja është pa dyshim me standarde ato, me dashuri dhe dëshirë të tillë ne. Por këto nuk hyn në punë dëshira e dashuria, por qeveria dhe puna e saj dhe jo sloganet. E ne do të vazhdojmë të kërkojmë qeveritë që të na çojnë në Europë. Deri atëherë nuk do të udhëtojmë të gjithë pa viza dhe të lirë në Europë.