Në morg ndodhen tri kufoma, dy vajza denoncohen të zhdukura
Në morgun e Tiranës ndodhen tre persona që nuk janë identifikuar ende. Familjet e Zilie Letit dhe Shqipe Alhasës kanë kërkuar rinisjen e kërkimeve në kraterin e shpërthimit për trupat e dy vajzave, të cilat nuk janë gjetur ende. Megjithëse forcat xheniere po kontrollojnë për të disatën herë të gjithë zonën, ende nuk është gjetur, megjithëse dje kanë konstatuar trupin e një vajze rreth 25 vjeç. Mosha, sipas mjekëve, është afërsisht e njëjtë me të humburën Shqipe Alhasa. Bashkëshorti i saj, Dilaver Alhasa, ka shkuar pasditen e djeshme për të kryer procedurat e identifikimit të trupit të pajetë, që u gjet në vendshpërthimin e depove në Gërdec. Dilaveri deklaron se bashkëshortja e tij ishte punëtore në "fabrikën e vdekjes". Në fabrikën e Gërdecit, 25- vjeçarja ka marrë vetëm 20 mijë lekë të vjetra. Një orë rrugë në këmbë dhe tetë orë punë, pa guxuar të ngrejë as kokën, i kanë siguruar vetëm vdekjen Shqipe Alhasës. Varfëria e familjes e ka detyruar Shqipen të kërkojë punë, edhe pse fabrika ndodhej një orë larg shtëpisë së saj. Shqipe Alhasa jetonte në kodrën e fshatit Kashar. Për të shkuar në punë, çdo ditë bënte një orë rrugë më këmbë. Ndërkohë që hera e fundit që është parë, ka qenë në fabrikë. Punëtorë të fabrikës, të mbijetuar nga shpërthimet, i kanë thënë bashkëshortit të saj se e kanë parë të shtrirë përmbys, në oborrin e fabrikës e që prej asaj mesdite të 15 marsit, nuk është gjetur asnjë gjurmë e saj. Ndërkohë një 19-vjeçare është personi më i fundit që është denoncuar si e zhdukur nga shpërthimet në fabrikën e municioneve në Gërdec. Bëhet fjalë për zhdukjen e Zilie Letit, e cila punonte në fabrikën e municioneve në Gërdec. Një denoncim i tillë për zhdukjen e adoleshentes ka ardhur nga familjarët e saj, sipas të cilëve vajza punonte në punishten e çmontimit të municioneve.
Disa nga viktimat e Gërdecit
Jetmir Ballazhi
Rajmonda Durda
Muhabet Hoxha
Besim Çanga
Hysen Cani
Jetmir Deliu
Liliana Deliu
Flavio Deliu
Irena Deliu
Reshit Kruja
Mane Qinami
Shkëlqim Cani
Bukurie Cani
Roland Alla
Zilie Kaca
Arben Hasa
Mete Haziraj
Endri Dvorani
Ilirian Malçi
Kore Deliu
Zelli Ahmeti
Nafie Laçi
Azem Ameliu
Kërkohen:
Zilie Leti
Shqipe Alhasa
Në morg, tre të paidentifikuar
Disa nga viktimat e Gërdecit
Jetmir Ballazhi
Rajmonda Durda
Muhabet Hoxha
Besim Çanga
Hysen Cani
Jetmir Deliu
Liliana Deliu
Flavio Deliu
Irena Deliu
Reshit Kruja
Mane Qinami
Shkëlqim Cani
Bukurie Cani
Roland Alla
Zilie Kaca
Arben Hasa
Mete Haziraj
Endri Dvorani
Ilirian Malçi
Kore Deliu
Zelli Ahmeti
Nafie Laçi
Azem Ameliu
Kërkohen:
Zilie Leti
Shqipe Alhasa
Në morg, tre të paidentifikuar