Në opera, përballen lirikët
Zërat lirikë do të shpalosin vlerat. Në një konkurs, i cili pritet të organizohet së shpejti të gjithë zërat lirik do ti nënshtrohet provës, për të mbërritur në finale. Konkursi ndërkombëtarë “Jorgjia Truja” që do të mbledhë këngëtarë nga më të ndryshëm në ambientet e TKOB. Aktiviteti tre (25-28 prill) ditorë vjen nën përkujdesjen e ministrit të kulturës Ardian Turku në bashkëpunim me Radio Televizionin Shqiptar dhe teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit dhe partneritetin e së Arteve, si dhe shkollës kombëtare “Jordan Misja”. Ndërsa më datë 28, në orën 19.00 EPTA organizon “Koncerti i Finalistëve” me pjesëmarrjen e orkestrës së TKOB dhe dirigjimin e artistit të merituar Alqi Lepurit, drejtor artistik prof. as Arben Llaze.