E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimri i fundit

Ne jemi këtu qoftë për të kërkuar, me
këmbëngulje, dëmshpërblimin për çdo familje, qoftë që ky të jetë  dimri
i fundit i pushtetit të Sali Berishës

Nga Edi
Rama/ Foto: NOA/LSA

Kryetar
i PS*

Sot ka një arsye madhore më shumë, për të
ngulmuar për largimin e qeverisë.

Sot ka një arsye madhore më shumë, për të vënë
alarmin për rënien e shtetit të së drejtës.

Sot ka një arsye madhore më shumë, për të
kërkuar nga vetja dhe pastaj ngaçdo qytetar, që nuk pranon të mbyllë sytë e
veshët përballë të keqes që po e mbyt këtë vend, edhe më shumë energji e forcë
opozitare në luftën me të keqen në pushtet.

Dua tju flas me zemër të hapur juve e të
gjithë popullit opozitar, në këto momente të vështira për Shqipërinë, kur një
vit është mbyllur me krizë demokratike dhe ekonomike, e një vit tjetër ka nisur
me një përmbytje katastrofike. E cila ka tmerruar për ditë të tëra mijëra
familje, ka mbajtur në ankth një popull të tërë, ka thelluar më shumë gropën e
zezë të krizës së ekonomisë shqiptare.

Çfarë ka mbetur pa ndodhur në këtë vend që ne
të shfrytëzojmë deri në fund lirinë e mbetur ende në dispozicionin tonë për të
mos e humbur edhe atë?

Janë grabitur zgjedhjet.

Është ndaluar forcërisht verifikimi i kutive
të votimit.

Prokuroria është zmbrapsur tërësisht nga
rritja e presionit qeveritar.

Gjykatat janë strukur nën sqetullën e frikës a
në xhepin e korrupsionit.

Liria e medias është kushtëzuar kërcënueshëm
nga kërbaçi ose kulaçi i qeverisë.

Liria ekonomike është bërë peng i klientelave
të oborrit familjar të Sali Berishës.

Opozita është shpallur aleancë
punisto-mafioze.

Dhe Shkodra është përmbytur nga llumi i
korrupsionit në shtet e i paaftësisë në pushtet.

Çfarë duhet të presim akoma për të ngritur më
tej barrikadën njerëzore, që kjo llumokraci të mos vrasë e shkatërrojë të tjerë
si në Gërdec pastaj të thotë Gërdeci voton për ne?

Të mos shembë e varrosë të tjera qindra
miliona euro borxhe të çdo familjeje shqiptare si në Kalimash pastaj të thotë
ska problem se gjejmë borxhe të tjera;

Të mos përmbysë toka buke, shtëpi e bagëti në një
sipërfaqe katër herë më të madhe se Tirana pastaj të thotë sju desh i madh
Zoti po ju do qeveria zemërmadhe!

Çfarë duhet të presim akoma për të dalë në
rrugën e protestës qytetare, pa kthim mbrapsht në shtëpi, që rruga e lirisë,
demokracisë, drejtësisë, të mos bëhet shteg i mbyllur për shqiptarët që as janë
në pushtet dhe as kanë ndonjë lidhje kushërillëku apo tarafllëku me pushtetin?

Çfarë duhet të presim akoma për të bërë atë që
çdo popull dinjitoz bën kur qeveria vret dhe nuk dënohet, shemb dhe nuk ndëshkohet,
mbyt dhe nuk dorëzohet?

Nuk kemi çfarë presim fare, nëse nuk duam të
marrim të  tjera dhurata poshtëruese nga qeveria, e cila pas një viti
të  mbyllur si ska më keq për çdokënd që jeton jashtë  oborrit
të familjes në pushtet fundvit pa rroga për 110 mijë  nëpunës të
shtetit e pa pagesa për dhjetëra mijëra njerëz në kompanitë e papaguara nga
shteti u ka derdhur ujin në kokë  për Vit të Ri jo vetëm
shkodranëve që jetojnë  në ato 11.400 ha të përmbytura, po tërë
shqiptarëve.

Shkodrën nuk e përmbyti dora e Zotit, po
marrëzia e robit të pushtetit e të parasë. Dhe këtë krim shtetëror duhet ta
ndëshkojë me forcë jo vetëm Shkodra, po e tërë Shqipëria.

Sali Berisha mblodhi qeverinë  në
Shkodër dhe kremtoi me fjalë të bujshme suksesin e qeverisë në operacionin
Përmbytja e paparë, për të cilin falenderoi të  gjithë ministrat.
Si gjithnjë duke thënë se historia nuk njihte arritje të atillë.

Në fakt historia nuk njeh rast tjetër ku
qeveria të mbysë me ujë popullin për të mbledhur ujë për xhepin. Madje
përmbytja e lëvdatave kryeministrore filloi nga Prifti, që fluturoi për vakanca
festive pasi e grumbulloi ujin pas portave në nivele të frikshme, jashtë çdo
caku të rregullores shumë strikte të kontrollit të digave dhe i la portat në
duart e askujt.

Pse Shqipëria duhet ta mbajë më në kurriz këtë
kryeqeveritar që tallet në këtë  farë feje me popullin e vet, duke
kalëruar me rrena e tallje një  pushtet të grabitur?

Ndërkohë që duhet të jepte llogari për këtë
katrahurë të radhës, të bënte transparencë për çdo fakt e shifër që gjendet në
sistemin elektroenergjitik shqiptar lidhur me këtë ndodhi të hatashme, të
largonte menjëherë Priftin si përgjegjës të drejtpërdrejtë  për çka u
ndodhi mijëra familjeve shkodrane, Sali Berisha u krekos si të ishte përpara
një vepre madhështore të saponxjerrë nga duart dhe vazhdoi të sulmojë  opozitën
si problemin e vetëm që i ka mbetur vendit.

Pse Shqipëria duhet ta tolerojë më tej këtë
pushtet që të vret e të bën votuesin e vet si në Gërdec, të shemb me lekët e
tua e të fut dorën në xhep për të riparuar shembjen si në Kalimash, të zhyt e
të thotë të nxorra gjallë nga uji si në Shkodër?

Sot e pamë ne dhe e pa e gjithë Shqipëria
përmbledhjen e fakteve e të shifrave zyrtare që pushteti i Sali Berishës mban
fshehur, qysh prej vërshimit të ujit mbi Shkodër, në përpjekjen monstruoze për
të zhdukur të vërtetën e dokumentuar. Pamë edhe sesi ky shtet është kapur për
fyti nga duar njerëzish të papërgjegjshëm e të paaftë deri në marrëzi, të cilët
për interesa që vetëm me ligjin e me popullin skanë të bëjnë, shkaktuan një
katastrofë  rrënqethëse.

Ashtu siç kemi parë e do të shohim në vijim se
me çfarë pafytyrësie këta pushtetarë gënjejnë  publikun për të
mbuluar gjërat që kanë bërë dhe pastaj, sapo gënjeshtra u zbulohet botërisht,
gënjejnë prapë për të  mohuar atë që kanë thënë. Pse Shqipëria duhet
të pajtohet me këtë pushtet të shthurur mendjeje e goje, të cilit si ka mbetur
fije turpi në marrëdhënien e vet me shqiptarët dhe pa asnjë gajle e bën të
zezën të bardhë e të bardhën të zezë sy më sy, ditë për ditë?

Kjo është më shumë se asnjëherë një përplasje
mes dy botësh, mes dy mënyrash të jetuari me të vërtetën e me shoqërinë, mes
forcash që e mbajnë peng këtë vend përmes armëve të së shkuarës dhe forcash që
duhet të çlirojnë energjinë e domosdoshme ndryshimit për të rezistuar në emër
të së ardhmes.

Gërdeci. Kalimashi. Fierza.

Tre fatkeqësi kolosale të shkaktuara nga dora
e pushtetit, të cilat kanë ndodhur në harkun e vetëm 20 muajve, ndërkohë që sot
Shqipëria është më pak e lirë se 20 muaj më pare, kur pas Gërdecit mori ftesën
për në Nato. Më pak e sigurtë në jetën e saj të përditshme se sa 20 muaj të
shkuara kur u tund nga fatkeqësia e parë.

Më pak e drejtë sesa 20 muaj më parë kur
filloi hetimi për atë fatkeqësi të pandëshkuar sot e gjithë ditën, teksa dy
fatkeqësi të tjera kanë rënë mbi vendin nga e njëjta dorë.

Ndërkohë që zinxhiri i fatkeqësive të
pajustifikueshme është zgjatur, zinxhiri i drejtësisë është këputur. Drejtësia
ka rënë aty ku ranë  zgjedhjet, në kutinë e mbyllur forcërisht të
votave të 28 qershorit.

Nuk do të ribëj këtu historinë e kësaj
periudhe të re opozitare që e kemi jetuar së bashku, me vështirësitë e sfidat e
saj pasionante.

As do të mbaj këtu fjalimin e radhës për
hapjen e atyre kutive ku mbahet peng forcërisht demokracia e këtij vendi.

Por dua të nënvizoj me forcë  të
vërtetën e thjeshtë se beteja jonë për kutitë  e 28 qershorit nuk
është në asnjë mënyrë përpjekja jonë si palë  e interesuar për
pushtet, por lufta jonë si njerëz që  duam ta ndryshojmë vendin ku
jetojmë duke refuzuar tarbjate të mbrapshta të kthyera në një sistem që po nuk
e shembëm me kurajë, do ta kthejë Shqipërinë  në një geto ku mund të
rrinë vetëm ata që  i nënshtrohen rregullave të pashkruara.

Kjo është lufta jonë si njerëz që duam ta
presim zinxhirin e fatkeqësive jonatyrore, të mëdha si këto tre mynxyra a të
vogla si ato që u ndodhin njerëzve përditë me mijëra për faj të shtetit.

Si njerëz që duam të lidhim zinxhirin e
këputur të drejtësisë në këtë vend, ku gjithçka mund të ndodhë  po
se luajtëm vendit këtë pushtet të ko

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›