Në partneritet me Vizion Plus, “Miss Shqipëria 09” nis udhëtimin drejt Veriut
Protagoniste që në ditën e parë. Kështu ka nisur përvoja e 31 vajzave të përzgjedhura për edicionin e sivjetshëm të “Miss Shqipëria 2009”. Konkurentet për kurorën e më të bukurës së trojeve shqiptare, që në filim janë shfaqur para publikut me elemente artistike, pjesë të talentit të tyre. Pas festës së organizuar në lokalin “Zero 42”, në zemër të zonës së ish-Bllokut, ku vajzat kanë kërcyer, kënduar e sfiluar, si për të shënuar kështu startin e parë të një udhëtimi të gjatë një mujor, që do të finalizohet natën e spektaklit të madh, bukuroshet kanë nisur shtegtimin. Këtë vit, si drejtim kemi pasur Veriun e Shqipërisë. Siç është bërë traditë, tashmë në hartën e “Miss Shqipërisë” përfshihen vendet historike dhe turistike të vendit. Ndaj edhe këtë vit nuk mund të ndodhte ndryshe; veç promovimit të bukurisë shqiptare, ky spektakël ka si qëllim edhe njohjen e monumenteve të kulturës, qyteteve antike e të trashëgimisë kulturore në vend përmes syrit të vajzave dhe videoklipeve që do të filmohen bashkë me to. Ndaj stacioni i parë për këtë edicion ka qenë Lezha, vendin ku pak vite të shkuara u organizua “Miss Shqipëria”, dhe kanë vizituar Memorialin e Skënderbeut. Më pas mysafiret speciale të qytetit bregdetar kanë buajtur në Shëngjin, ku kanë ndalur më gjatë. Sepse buzë Adriatikut, në hotel “Antag” bukuroshet kanë zhvilluar spektaklin e tyre të parë prej vërteti. Shoë special i tyre, në këto ditë të nxehta qershori, ka nisur me një sfilatë me veshjet e “Miss Shqipërisë” ndër vite, i pasuar nga një sfilatë me bikini për ta mbyllur më një spektakël të hareshëm ku përveç sfilatës vajzat edhe kanë interpretuar në këngë. Nën thirrjet entuziaste të spektatorëve të kësaj mbrëmje të veçantë është shpallur “Miss Karaoke 2009”. Turi i tyre është gërshetuar me historinë dhe turizmin, por edhe me spektaklin që vetë konkurentet kanë dhënë për publikun. Sakaq rrugëtimi ka vazhduar për të ndalur kësaj here përtej kufijve zyrtarë shqiptarë. Këto ditë bukuroshet e “Miss Shqipëria” janë vendosur në Ulqin të Malit të Zi. Ato janë mirëpritur aty dhe natën e parë të mbërritjes e kanë mbyllur me një mbrëmjeje spektakolare në palzhin e vjetër të Ulqinit, ku kanë sfiluar, kanë kërcyer disa prej tyre, kanë kënduar, kanë recituar etj. Në këtë spektakël ka qenë edhe këngëtari nga Kosova, Sinan Vasaliu. Dje, më të bukurat e Shqipërisë janë shndërruar në ambasadore dhe promovuese speciale të turizmit shqiptar të këtej kufirit. Pas promocionit për një “Shqipëri turistike, më shumë pasuri natyrore e historike”, atmosfera e Ulqinit është ndezur sërish në mbrëmje. Kësaj here nuk bëhej fjalë vetëm për një sfilatë, por për një spektakël ku sigurisht protagoniste kanë qenë vetë ato. Vizita në Ulqin ka qenë mjaft interesante edhe sepse përveç spektaklit janë vizituar edhe vendet historike, të cilat janë pjesë e historisë dhe lashtësisë së Shqipërisë pavarësisht se kufiri i bën të jenë pjesë e një shteti tjetër. “Është menduar një tur i tillë për shumë arsye, thotë Petri Bozo, së pari, për t’i qëndruar besnikë misionit të parë që ka ky spektakël, promovimit të Shqipërisë turistike dhe historike. Së dyti, sepse kjo është mënyra më e mirë që vajzat të ambjentohen me skenën, me publikun, me shfaqjet dhe pëerformancat. Kështu ato janë të përgatitura për mbrëmjen e spektaklit të madhe, atë ku njëria prej tyre do të vërë kurorën e ‘Miss Shqipëria 2009’.” Ndërkaq, ka përfunduar fotografimi për revistën e “Miss Shqipëria”, ku vajzat janë fotografuar me bikini dhe me fustane të stilit spanjoll, si dhe kanë dhënë performancën maksimale në fashion foto.
18 Qershor 2009