E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama paraqet reformën për ekonominë



Presidenti amerikan Barak Obama ka njoftuar se do të aplikojë një reformë globale mbi rregullat e financës. “Do të jetë një transformim me dimensione që nuk janë parë që nga kohët e Depresionit të Madh”,- ka deklaruar Obama. Numri 1 i Shtëpisë së Bardhë ka sqaruar gjithashtu se organizmi i ri do të veprojë në mbrojtje të konsumatorëve dhe do të ketë kompetencën për të vendosur rregulla mbi kreditë. Me tej presidenti i ka kërkuar Kongresit që t’i japë më shumë fuqi Federal Reserve-s, për të kontrolluar nga afër tregjet dhe për të shmangur përsëritjen e krizave. Në këtë mënyrë presidenti Obama bën një hap më tepër për nxjerrjen e vendit nga kriza e madhe financiare që ka detyruar kompanitë më të mëdha në vend të deklarojnë falimentimin.

Air France: Afër zbulimi i shkakut të tragjedisë

Paul Louis Arslanian, drejtori i Zyrës së Analizave dhe Hetimeve (BEA) ka njoftuar në Paris se janë shumë afër zbulimit të shkakut që solli rrëzimin e “Air France” në Atlantik. “Jemi shumë pranë zbulimit dhe kuptimit të shkaqeve që sollën tragjedinë”- u shpreh Arslanian duke iu referuar shkaqeve misterioze që sollën tragjedinë e “Air France”. Gjatë ditës së djeshme u bë e mundur nxjerrja e trupit të 50-të nga oqeani Atlantik. Airbus A330 i shoqërisë franceze “Air France” po fluturonte nga Rio de Zhaneiro për në Paris. Ai u rrëzua mbi Oqeanin Atlantik më 31 maj duke shkaktuar 228 viktima dhe shkaqet e tragjedisë janë ende mister.

Peniani kërcënon ashpër Uashingtonin

Koreja e Veriut ka sinjalizuar se do të përgjigjet “një mijë herë më fuqishëm” në rast të një sulmi nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Sinjalizimin për hakmarrjen ushtarake e kanë transmetuar mediat e Koresë së Veriut, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, tha se Koreja Veriore paraqet “kërcënim serioz” për botën dhe u angazhua për ashpërsim të sanksioneve ndaj Penianit. Barak Obama dhe presidenti i Koresë së Jugut, Li Mung Bak, që u takuan në Uashington, janë pajtuar që të formohet “aleanca strategjike” në nivel rajonal dhe global, me qëllim të bindjes së Koresë Veriore që të heqë dorë nga programi bërthamor.

18 Qershor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›