E Diel, 1 Nëntor 2026

Në pranga 3 persona, trafikonin një vajzë

 

GJIROKASTER - Pranga drejtuesve të një grupi kriminal, që merreshin me trafikimin e klandestinëve. Agim Korra 54 vjeç, Ilirjan Lamçe, 52 vjeç dhe Rajmond Spiro, 51 vjeç, të tre nga Tirana u arrestuan dje në Kakavijë, në tentativë të kalonin drejt Greqisë një shtetase kundrejt fitimit. Sipas policisë, Agim Korra u nis dje në mëngjes nga Tirana drejt Kakavijës me automjetin e tij me targa TR 6701 R, me tre anëtarë të një familjeje. Qëllimi i këtij udhëtimi ishte kalimi ilegal drejt Greqisë tek i fejuari i vajzës së çiftit Sara. Për këtë kalim Korra dhe shokët e tij do të përfitonin 2 mijë euro. Brenda pak minutave policia arriti të zbardhte mekanizmin e kalimit ilegal të kufirit të shtetases 18-vjeçare A.S. Vajza do të kalohej nga ana e Ilirjan Lamçes dhe Rajmond Spiros, të cilët kishin mbërritur në Kakavije disa orë më parë në pritje të ardhjes së shtetases që do të kalonin.              p.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›