E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjendet 52-vjeçari i vdekur në rrugë

Në rrugën që lidh Tropojën me Hasin, në vendin e quajtur "Livadhet e Zogajve" është gjetur dje pasdite trupi i pajetë i një njeriu. Pas identifikimit ka rezultuar se kufoma i përkiste 52-vjeçarit me inicialet T. N., banor i Komunës së Bytyçit. Kalimtarët e rastit që gjetën trupin pa jetë të burrit, rreth orës 16:00 të së enjtes, sinjalizuan policinë lokale, e cila ka mbërritur menjëherë në vendngjarje. Pas këqyrjes së kufomës, ku nuk janë vërejtur shenja dhune dhe pas ekspertizës mjekoligjore në morgun e qytetit të Bajram Currit, është konkluduar se burri kishte vdekur si pasojë e një ataku në zemër. Fakti që burri vuante nga zemra prej disa kohësh, është konfirmuar dhe nga të afërmit e tij.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›