Në pranga kryeplaku, nuk raportoi për mbjelljen e hashashit
Bie në pranga kryeplaku i fshatit Shqezë të Krujës, 49-vjeçari, Kadri Karaj. Aksioni i arrestimit u bë pas konstatimit të parcelave të mbjella me hashash
Sektori i Antidrogës në Drejtorinë e Policisë së Durrësit i ka vënë prangat kryeplakut të fshatit Shqezë në komunën Cudhi të Krujës. 49-vjeçari Kadri Karaj akuzohet për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, pasi në fshatin Shqezë, ku ai ushtron detyrën e kryeplakut, u gjet dhe u sekuestrua një sasi e konsiderueshme rrënjësh Cannabis sativa. Burime të policisë bëjnë të ditur se në dy fshatra, Shqezë dhe Mafqesh, policia zbuloi e më pas sekuestroi 4293 rrënjë Cannabis sativa. Operacioni për zbulimin e sipërfaqeve me bimë narkotike u organizua nga policia e Krujës në bashkëpunim me atë të Durrësit. Bima narkotike ishte mbjellë në një zonë pa pronar, ndaj nuk dihet se kush është kultivuesi i saj. Për të zbardhur këtë fakt policia ka nisur hetimet, ndërsa ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Shqezë. Në periudhën korrik-gusht janë asgjësuar rreth 10 000 rrënjë Cannabis sativa në zonën e Krujës.
Aksionet
Pesë ditë më parë, kreu i komunës Frashër në Përmet dhe kryeplaku i fshatit Miçan janë vënë në prangat e policisë së Gjirokastrës pasi nuk kanë dhënë informacion për kultivim bimësh narkotike në zonat që ata përfaqësojnë. Sipas policisë së këtij qarku, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për shkatërrimin e parcelave të kultivuara me bimë narkotike, specialistët dhe agjentët e Sektorit të Luftës Kundër Krimit të Organizuar në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër, në bashkëpunim me forcat e policisë së Komisariatit të Policisë Përmet, zhvilluan një operacion në fshatin Miçan të komunës se Frashërit në Përmet. Si rezultat i këtij operacioni u bë e mundur që në fshatin Miçan të komunës Frashër të rrethit Përmet, në afërsi të banesave dhe rrethinave të këtij fshati, të evidentohen 14 parcela të kultivuara me bimë narkotike të dyshuara si Cannabis sativa. Në këto parcela numri i bimëve të kultivuara varionte nga 40 deri në 300 bimë dhe bimët varionin nga 1 metër deri në 4 metra të larta. Ky aksion policor është i pari që kryhet një vit pasi qeveria mori vendimin që i detyronte të gjithë krerët e komunave dhe kryepleqtë të informonin mbi sasitë e hashashit në zonat që ata mbulonin. Megjithatë, selektiviteti i këtij aksioni është i lexueshëm për sa kohë që në të gjithë vendin janë me qindra komuna ku mbillet hashash, Lazarati është një shembull pikant, ku parcelat s’kanë fund dhe askush nuk dënohet.
Hashashi
Vetëm këtë javë policia e Sarandës ka asgjësuar 1050 rrënjë bimë narkotike. Sipas policisë, aksioni është shtrirë në disa hektarë tokë në zonën e Delvinës. Pas informacioneve që policia kishte siguruar në rrugë operative për rritjen e bimëve të hashashit në një zonë të Delvinës ka nisur dhe aksioni ditën e sotme, i cili ka përfunduar me asgjësimin e rreth 1050 rrënjë bime Cannabis sativa. Policia bëri të ditur se hashashi u zbulua në vendin e quajtur Pigadhe në fshatin Vergo të Delvinës. Burimet policore thanë se ende nuk dihen pronarët e tokës ku u zbulua bima narkotike dhe po punohet për identifikimin e personave që kanë mbjellë Cannabisin. Dy ditë më parë, në vijim të zbatimit të plan-veprimit “Për parandalimin, organizimin e punës për kryerjen e operacioneve policore për identifikimin, asgjësimin e sipërfaqeve të mbjella me bimë narkotike” dhe në zbatim të plan-operacionit të koduar “Krehja 2009”, nga efektivat policore të Krujës është bërë e mundur kapja e një sasie të re toke të mbjellë me bimën Cannabis sativa. Sipas të dhënave, u bë e mundur që në fshatrat Bruz-Zall dhe Mafsheq, në një terren të pyllëzuar toke, të gjenden 3 hapësira të ndara nga njëra-tjetra me një sipërfaqe prej 1980 metrash katrorë e mbjellë me 2435 rrënjë bimë narkotike Cannabis sativa, të cilat kishin një lartësi nga toka prej 60-220 cm.
15 Gusht 2009