E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në pranga nga Greqia i dënuari për vrasje

 

TIRANE- Një 32-vjeçar është kthyer nga Greqia me pranga, që të kryejë dënimin e dhënë dhjetë vite më parë, për një vrasje që ka kryer në Fier. Zyra e Interpol-Tiranës paraditen e djeshme bëri të mundur ekstradimin e Rebani Gjonajt, i dënuar në vitin 2002 nga gjykata e Fierit me 23 vjet burg për veprën penale të "vrasjes me paramendim" dhe "mbajtjes pa leje të armëve luftarake". Sipas burimeve nga policia, Gjonaj akuzohet nga drejtësia se ka vrarë me pistoletë Marenglen Zenelin, me të cilin kishte pasur një konflikt për motive të dobëta. Sipas vendimit të gjykatës, Rebani Gjonaj në datën 7 dhjetor 1999, atëherë 22-vjeçar, në aksin rrugor Fier-Vlorë, në afërsi të disa lokaleve në fshatin Levan ka vrarë me pistoletë shtetasin Marenglen Zeneli. Nga hetimi doli se Gjonaj kishte pasur një konflikt kohët e fundit para ngjarjes për motive të dobëta me viktimën e tij, Marenglen Zeneli. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol-Tirana me Interpol-Athinën në Greqi, në datën 29 gusht 2005 u bë i mundur arrestimi me qëllim ekstradimin e tij, por ky proces zgjati më shumë se katër vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›