Në pranga polici i Shën Kollit, shiste drogë në burg
Një polic i burgut të Shën Kollit në Lezhë u arrestua dje nga policia, pasi akuzohet se u ka shitur drogë të burgosurve. Nga agjentët e policisë u vu në pranga
Marjam Gjoni. Aktiviteti i dytë që ushtronte 36-vjeçari, përveç atij zyrtar, është pikasur nga Kontrolli i Brendshëm i Policisë, të cilët më pas e kanë prangosur atë.
Prokuroria e rrethit dhe Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe personat e tjerë të mundshëm të përfshirë në shitjen e lëndëve narkotike. Gjoni akuzohet nga Prokuroria për prodhim dhe shitje të lëndë narkotike. Shërbimi i kontrollit të brendshëm kishte marrë informacione për aktivitetin e policit të burgut të Shën Kollit. SHKB e burgut të Shën Kollit, Prokuroria dhe Policia e Qarkut të Lezhës kishin nisur menjëherë hetimet në lidhje me 36-vjeçarin. Ditën e djeshme ata kryen edhe arrestimin në flagrancë të Gjonit. Ndërsa ai po futej në burg për të kryer detyrën e tij zyrtare, është bërë një kontroll nga punonjësit e SHKB. E fshehur në rrobat tij i është gjetur një qese plastmasi e tejdukshme, ku brenda saj kishte një sasi lënde të dyshuar si narkotike. Sipas burimeve nga policia, këtë sasi të dyshuar droge 36-vjeçari që e mbante me vete po tentonte që ta fuste në ambientet e burgut, e cila më pas u sekuestrua nga punonjësit e SHKB-së, në cilësinë e provës materiale. Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgut kishte siguruar informacion për veprimtarinë e 36-vjeçarit. Në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit nisi puna për hetimin e Gjonit. Ditën e djeshme ata arritën që të vënë në pranga punonjësin e burgut. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe një qese, e cila dyshohet për lëndë narkotike. Materialet pasi u përpiluan për ngjarjen i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme për këtë vepër penale. Marjam Gjoni akuzohet për prodhim, kultivim dhe tregtim të lëndëve narkotike. Në ditët në vazhdim, punonjësi i burgut pritet që të dalë përpara gjykatës, për të marrë masën e arrestit.