Pezullohet konsulli shqiptar në Athinë
Policia greke është detyruar të ndërhynte dy javë më parë në ambientet e brendshme të ambasadës shqiptare në Athinë.
Trazhgim Sokolaj
Denoncimi i një emigranti shqiptar pranë policisë së Athinës, ka vënë në lëvizje forcat greke të rendit. Emigranti kishte raportuar në polici se një diplomat shqiptar po i kërkonte të paguante ryshfet kundrejt një shpërblimi konsullor për rinovimin e afatit të dy pasaportave. Pas këtij informacioni të marrë nga emigranti shqiptar, policia greke në zbatim të procedurave urgjente ka hyrë në ambasadën tonë në Athinë në kohën kur do të bëhej pagesa e ryshfetit, me qëllim ndërhyrjen në kushtet e flagrancës ndaj diplomatit që kishte kërkuar 2 mijë euro. Pas kësaj ngjarje, konsulli i Shqipërisë në Athinë, Ilirian Çukaj, është pezulluar nga detyra. Ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, ka firmosur pezullimin e diplomatit të lartë shqiptar në Athinë vetëm pak ditë më parë pas hapjes ndaj tij të hetimeve penale për “korrupsion të zyrtarëve të lartë shtetërorë që kryejnë funksione publike”. Vendimi është miratuar pas një note verbale të dërguar nga policia greke në Ministrinë e Jashtme për ngjarjen e ndodhur në ambasadën tonë në Athinë. Në Ministrinë e Jashtme ka mbërritur ndërkaq konfirmimi për akuzat ndaj diplomatit edhe nga Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës. Kjo e fundit ka marrë kallëzim penal nga Ministria e Brendshme edhe për oficerin e kontaktit të policisë shqiptare në Athinë, Andi Likaj, i cili akuzohet për “shpërdorim detyre”, pasi ka qenë i pranishëm kur është paguar ryshfeti dhe nuk ka bërë asnjë ndërhyrje. Diplomati i lartë shqiptar, Ilirian Çukaj, akuzohet nga njësia Task-Forcë Antikorrupsion në Prokurorinë e Tiranës, se i ka marrë 2 mijë euro ryshfet një emigranti shqiptar, të cilit duhej t’i ofronte një shërbim konsullor sipas ligjit për rinovimin e pasaportave.
Hetimi i skandalit
Mësohet se policia greke nuk ka mundur të veprojë, pasi emigrantit i është kërkuar të hynte dhe të bënte pagesën në një ambient të ambasadës, ku forcat e rendit nuk kanë pasur mundësi ndërhyrje. Emigranti shqiptar që kërkonte rinovimin e afatit të dy pasaportave është bërë shkak për fillimin e hetimeve lidhur me këtë rast. Ai kishte shkuar disa herë në ambasadë për këtë qëllim, mirëpo sipas burimeve të Prokurorisë, konsulli shqiptar në Athinë, Ilirian Çukaj, që duhej të vuloste pasaportat, ka konstatuar se vulat e vendosura në pasaporta nga paraardhësi i tij kanë qenë false. Kjo është bërë shkak për zvarritjen e procedurës me pasaportat e emigrantit. Pasi i ishte kërkuar të paguante ryshfet, ai ka lajmëruar disa prej institucioneve shqiptare në Tiranë për abuzimin në ambasadën tonë në Athinë. Ministria e Brendshme ka dërguar oficerë të Zyrës së Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm, të cilët kanë kryer hetime në ambasadën tonë në Athinë. Pas këtyre hetimeve, Ministria e Brendshme ka dërguar në Prokurorinë e Tiranës materialin përkatës për hapjen e dosjes penale. Burime zyrtare nga organi i akuzës, thanë se procedimi penal është regjistruar një javë më parë në Zyrën e Njësisë Task-Forcë Antikorrupsion.
Prokuroria: Zyrtarët të pandehur për dy akuza
TIRANE – Menjëherë pasi ka regjistruar procedimin penal për konsullin shqiptar në Athinë dhe oficerin e kontaktit në ambasadë, njësia Task-Forcë ka ngritur ndaj tyre përkatësisht akuzat “korrupsion i zyrtarëve të lartë shtetërorë” dhe “shpërdorim detyre”. Në dosjen penale mësohet se është administruar dëshmia e plotë e dhënë për hetuesit nga emigranti shqiptar që kishte paguar shumën e ryshfetit. Prokuroria ka në duar edhe prova të tjera si deklarimet e punonjësve të ambasadës si dhe dokumente shkresore që hedhin dritë mbi ngjarjen e ndodhur në përfaqësinë tonë diplomatike në Athinë. Sipas burimeve zyrtare nga organi i akuzës, mësohet se dy personat në hetim do të thirren së shpejti për të dhënë sqarimet e tyre ndaj akuzave në zyrat e njësisë Task-Forcë në Prokurorinë e Tiranës.