Në pritje të Clintonit

Një fotografi e shtatores së Bill Clintonit, në formatin A4, i është dërguar për aprovim fondacionit Bill Clinton në SHBA. Ata e kanë aprovuar cilësinë profesionale të shtatores.
Shoqata Miqtë e Amerikës ka paralajmëruar se së shpejti do të fillojë fushatën për pritjen Clintonit, i cili pritet të vijë në Kosovë në fillim të nëntorit, për të marrë pjesë në inaugurim.
Shtatorja e ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, e cila do të përurohet në javën e parë të muajit nëntor, ka marrë pëlqimin nga fondacioni Bill Clinton që gjendet me seli në ShBA.
Ky fondacion i themeluar nga vetë Bill Clinton ka miratuar shtatoren e punuar nga skulptori Izeir Mustafa, pas dërgimit në ShBA të një fotografie, ku shihet pamja e shtatores së punuar.
Këtë e ka pohuar kryetari i shoqatës kosovare Miqtë e Amerikës, Agim Rexhepi.
Ai thotë se këtë hap ka bërë, pasi që në Kosovë kishte dëgjuar shumë zëra, të cilët kritikojnë këtë shtatore për defekte të shumta. Duke e pasur disa informacione të caktuara, kam marrë fotografinë e shtatores në formatin A4, ia kam dërguar direkt fondacionit Bill Clinton. Nuk ka pasur nuk asnjë reagim, apo ndonjë vërejtje, për këtë shtatore, thotë Rexhepi për Express.
Megjithatë, Rexhepi thotë se shoqata e drejtuar nga ai, nuk është iniciator për ndërtimin e shtatores, porse vetëm e ka ndihmuar autorin për të finalizuar punën e tij.
Pasi kemi dëgjuar nga mediat e huaja për këtë shtatore, që askush nuk i kishte ndihmuar autorit, atëherë ne kemi vendosur ti ndihmojmë. Ka qenë detyrë e jona, sepse do ti ndihmonim çdonjërit që do të fillonte një punë për nder të ish-presidentit Clinton. Kjo është arsyeja se ne jemi kyçur në atë valle. Duke ditur se nuk ka reaguar askush në Kosovë lidhur me atë shtatore, ne kemi vazhduar punën, sqaron Rexhepi.
Për më tepër, ai thotë se tashmë Komuna e Prishtinës ka miratuar projektin për ndërtimin e sheshit Bill Clinton, në qendër të së cilit është paraparë të qëndrojë shtatorja e buzëqeshur e Clintonit.
Ne ia kemi dorëzuar komunës së Prishtinës projektin për ndërtimin e sheshit. Ai projekt është miratuar dhe në vitin tjetër do të fillojmë procedurat e rregullta ligjore për ndërtimin e tij, thotë Rexhepi.
Sot, në një konferencë për gazetarë, shoqata Miqtë e Amerikës - Miqtë e Bill Clintonit, kanë paralajmëruar se në fillim të muajit nëntor do të fillojë fushatën me moton Të gjithë së bashku ta presim dhe ta nderojmë si e meriton presidenti Clinton. Fushata synon sensibilizimin e opinionit për pritjen e ish-presidentit Clinton, i cili pritet të vijë në Kosovë për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij.
Po ashtu është paralajmëruar se në kuadër të fushatës do të zhvillohen aktivitete kulturore dhe sportive, me çrast do të shpërndahen falas 10 mijë fotografi të Clintonit, do të vendoset një pano e madhe prej 20 metrash, ndërsa pastiqeria Fellini ka premtuar se do të përgatisë një tortë gjigante.
Shtatorja prej tri metrash që tashmë është vendosur në lagjen Dardania në Prishtinë ka një bazament prej tre metrash të lartë dhe peshon 900 kilogramë.