E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon Sejdiun

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bamir Topi i ka dërguar një mesazh ngushëllimi dhe solidariteti presidentit të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu për viktimat e tragjedisë në lumin Tisa.

Me keqardhje dhe hidhërim të thellë mësova për ngjarjen tragjike në lumin Tisa ku humbën jetën pesëmbëdhjetë qytetarë kosovarë! Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal, më lejoni tJu përcjell Ju si Kryetar i Shtetit të Kosovës dhe nëpërmjet jush familjarëve të të gjitha viktimave ngushëllimet më të thella e të sinqerta për këtë humbje të rëndë!, thuhet në telegramin e presidentit Topi.

Ju lutem, pranoni zoti President, ndjenjat e mbështetjes dhe solidaritetit të sinqertë e të palëkundur të mbarë popullit shqiptar në këto çaste të rënda të kësaj tragjedie njerëzore! përfundon mesazhi ngushëllues i presidentit të Shqipërisë drejtuar presidentit kosovar, Fatmir Sejdiu.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›