Në pritje të çmimeve “Oskar”
Ditën e diel, pra nesër, më 24 shkurt, në Los Anxhelos do të zhvillohet ceremonia e përvitshme e ndarjes së çmimeve “Oskar”, nderimi më i lartë për artistët e kinematografisë. Tashmë po bëhen përgatitjet e fundit për mbrëmjen që pritet të jetë madhështore, duke u nisur nga fakti që është ceremonia e 80-të e ndarjes së këtij çmimi prestigjoz.
Ceremonia do të zhvillohet këtë vit në teatrin “Kodak” të Hollivudit, ndërsa spektakli do të transmetohet direkt në 200 vende të botës. Organizatorët janë shprehur se “tashmë po shtrohet edhe qilimi i kuq mbi të cilin ecin yjet e Hollivudit”. Si prezantues i këtij evenimenti është përzgjedhur komediani dhe skenaristi i njohur Xhon Stjuart.
23 Shkurt 2008