E Diel, 1 Nëntor 2026

Në protestë 500 punëtorë të “Eurofish”

 

LEZHE - Rreth 500 punonjës të “Eurofish” në Lezhë protestuan dje para bashkisë. Ata u detyruan të lënë punën për shkak se bashkia u ka ngushtuar rrugën para biznesit duke iu sjellë anomali. Bashkë me ta ishte edhe kreu i Sindikatës së Transporteve Gëzim Qato. Ata janë kundër vendimit të bashkisë, ku rruga në këtë zonë industriale do të ngushtohet dhe do të jetë vetëm 4 metra. “Ngushtimi i rrugës cenon rëndë funksionin e kësaj fabrike që është edhe taksapaguesi më i madh i gjithë qarkut”, u shprehën punonjësit. Ndërsa Qato theksoi se kjo është në kundërshtim me ligjin, i cili kërkon që rrugët në zonat industriale të jenë jo më pak se 7.5 metra”. Kryetarja e sindikatës së punëtorëve të “Eurofish”, Arta Meçi theksoi se është e pamundur që të hyjnë kamionët në fabrikë, duke sjellë probleme në mbarëvajtjen e punës së tyre. “Mbyllja e këtij biznesi ku janë të punësuar 500 punonjës mund të sjellë mjaft pasoja sociale në Lezhë”, tha ajo.                      r.n

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›