Në protestë jo për Ramën, por për veten
Hervin ÇULI
Ka kohë që mendoj se të qenit mitingash është një “profesion” i rëndomtë dhe i manipuluar nga BAJRAKTARi i partisë politike që e organizon. Me dhimbje, kam kohë që i shoh të mjerët njerëz tifozë të kësaj apo asaj partie politike, të ngjiren duke ulëritur atë çka i pëlqen liderit. Ka dhe nga ata syresh, që shtyhen të dalin në krye të turmës e ti bien në sy kryetarit, duke nxjerrë rrylat edhe më shumë, sapo AI hedh ndonjë vështrim përciptas nga ata. Në mëngjes, këta demokratë të devotshëm, zgjohen me ëndrrën dhe shpresën e madhe se gurmazi i mjerë mund t’ju sigurojë ndonjë vend pune, ku të dredhin zinxhirin gjithë ditën e ditës dhe të marrin rrogën qyl. Dhe për të thënë të vërtetën, kjo ka funksionuar. Fitorja e PD në zgjedhjet e 2005 tregoi se ULëRAKU mund të ulte prapanicën në çfarëdolloj karrigeje, s’ka rëndësi nëse është inxhinier dhe bëhet drejtor në Ministrinë e Arsimit apo se është veteriner dhe mund të bëhet specialist në Ministrinë e Jashtme. Madje dhe një ministër që ka mbaruar për aktor është i Mbrojtjes, ndërsa tjetri që është specializuar për sigurinë është i Kulturës. Bajraktari Berishë demostroi se kulla shqiptare është pronë që ia ka lënë i ati, dhe kushdo që përfiton vizën për t’u futur aty brenda, duhet të kalojë nga sita e tij dhe e familjes së tij. Kulmi arriti kur edhe një serb “i mirë”, kishte më trimëri sesa edhe vetë banorët e kullës, në sigurinë për t’u futur brenda saj. Por këto edhe shumë të tjera janë pak, madje shumë pak përballë Jetës Time.
Këtë e kuptova këto dy muaj që nuk po paguaj dot dritat, sepse fatura e tyre ma zuri frymën dhe mi errësoi sytë. Duhet të paguaj fiks 110 mijë të vjetra në njërin 30 ditësh dhe 108 në tjetrin. Tmerr! Shtëpia është e vogël dhe harxhimet e korentit janë fare minimale. Madje edhe në të ftohtin më të madh, për të mos ndezur kaloriferin, babai im i sëmurë vishte xhup dhe hidhte një batanije shpatullave për të kursyer. Për të gatuar, nëna pothuajse e ka harruar si përdoret soba me korrent, pasi kollandriset me një plitkë të vogël me gaz, për të mos harxhuar. Im atë, ka një jetë të tërë që punon dhe përveç një pensioni qesharak nuk ka fatin të nxjerrë asgjë tjetër. Nëna ime po ashtu është në pension, me një shifër që nuk kap as vlerën e dritave në muaj. Unë po dihet jam pa punë! ç’të bësh! Kisha 14 vjet që jeta ime ishte profesioni im! “Nuk pate shqisë politike”- më thonë disa miq. ç’tu desh ty që llap gazetave e televizioneve duke sulmuar sistemin. Ishe si zonjat, si anëtar i Kopit dhe një vend pëllumbash do ta kapje” - ma mbyllin kohën e protestës time shoqërore ata. Ndërsa djali i tezes që punon në shtet, ka një version edhe më të moderuar. “Të hongsha bithën o shtet” - të gjente gjo po të thoje kështu nga mëngjesi deri në darkë, o trap. Nganjëherë, edhe pse më vjen turp nga vetja, them se kanë të drejtë si miqtë dhe çuni i tezes. Jo vetëm që nuk nxora gjë në dritë me reformimin e sistemit, por metastazat e tij më nxorën jashtë me kënaqësinë më të madhe. Puthadorët e Bajraktarit u kujdesën ethshëm për t’i pastruar institucionet nga armiqtë dhe dezertorët e partisë. Në vend të tyre u punësuan profesionistë të sygjeruar me kompetencë nga Liri Berisha dhe shokë të tjerë të partisë. Si i bëhet? Si do jetojmë? Bajraktari e ka rrezen e madhe, rrjedhimisht për të gjetur punë është e pamundur, pasi armiku i shtetit duhet dërrmuar, shkatërruar, që të mos i gënjejë mendja ndonjë tjetri të llapë lart e poshtë. Tregu i lirë në profesionin tim nuk funksionon! Si i bëhet pra? Mendova një herë të vjedh ndonjë bankë, por me thënë të drejtën s’ma mban se nuk do ta përballoja dot burgun. Aq më tepër, që edhe atje drejtori për të më bërë ndonjë favor, do të më kërkonte të kapja sapunin duke votuar për udhëheqësin e lavdishëm kur të vinin zgjedhjet. Se edhe ai i shkreti do të mbronte vendin e punës. Pastaj mendova se nga dëshpërimi isha në gjendje të vrisja veten! Por me thënë të drejtën, as për këtë nuk kisha forcë. Atëherë!?
Më mbetet vetëm të shpresoj. Nuk e di nëse Edi Rama do të jetë në një të ardhme të afërt, po i njëjti pronar i kullës! Nuk e di nëse do jetoj më mirë, nëse do ja dal me faturën e dritave, nëse do gjej punë, nëse nëna ime do gatuajë te soba me korrent dhe babai im do ta flakë batanijen tutje, por më duhet të shpresoj. Po vdiq shpresa ekuilibri im ka mundësi të më tradhtojë. Kush është zgjidhja? Si i bëhet pra? Nuk e di, ndofta analisti dhe individualiteti më i pakorruptuar në këtë vend, zoti Fatos Lubonja (këtë e them vërtetë me shumë respekt), mund ta kishte një përgjigje. Por, sa ai të zgjidhë çështjen e sheshit, duke i plotësuar orët e punës Fevziut, vështirë se mund t’ia ketë ngenë takimit tonë. Ndaj do të jem në shesh më datë 30 prill, jo se jam mitingash! Ndaj do jem në shesh në datë 30 prill, jo për Edi Ramën, por për të shpresuar! Do jem në shesh në datë 30 prill, që t’i them Bajraktarit që kulla nuk është kullë, por është një shtëpi e përbashkët, ku të gjithë kemi të drejtë të ekzistojmë, ashtu siç kanë të drejtë të ekzistojnë dhe fëmijët e tu. Do të jem më 30 prill që t’i them Edi Ramës, që nëse një ditë do ta zëvendësosh bajrakun me bajrak, ne do të jemi përsëri aty në një 30 prill tjetër sepse duam të jetojmë.