Rrëzimi i sistemit politik, zgjedhje e logjikshme?
Grid Rroji
Këtë herë Qeveria e ka blerë me para belanë; ndryshe nga e anasjellta, si është norma në Shqipëri. Ko Siç e kam shkruar në një artikull të paradokohshëm, në stadin e sotëm shoqëria shqiptare ka nevojë t’i qaset situatës politike nga pozita racionale. Thënë thjesht, parimet e kësaj teorie të mirënjohur të politikës pohojnë se çdo qytetar merr vendime politike në bazë të kalkulimeve specifike, përllogaritjes së probabilitetit të përfitimit apo dëmit personal që rrjedh nga lëvizjet e tij politike në të ardhmen e afërt apo në perspektivë. Sikundër, qytetari racional përllogarit kujdesshëm pasojat e mosveprimit politik mbi veten, por edhe mbi shoqërinë ku ai dëshiron të jetojë. Kjo sepse përllogaritja e efekteve mbi shoqërinë ka pasoja për mirëqenien e tij. Ndërkohë, ideologjia apo baza morale e politikave të njërës apo tjetrës palë nuk bën pjesë në këtë përllogaritje, për sa kohë që qëllimi kryesor i qytetarit është të rrisë në maksimum përfitimin e vet. Militantizmi ideologjik nuk i shërben qytetarit racional për të përvijuar vizione të ndryshme qeverisjeje, por krijon konflikte permanente. Pra, për qytetarin e logjikshëm zgjidhjet rrjedhin nga analiza gjakftohta e pa pasion. Bazuar në sa më sipër qytetari racional shqiptar përballet aktualisht me tri dilema të mëdha. Së pari, atij i duhet të vendosë nëse është në interes të tij të mbështesë forcimin dhe konsolidimin e sistemit politik aktual apo shkatërrimin e tij në favor të një rotacioni pushtetesh, i cili nuk sjell ndonjë risi. Së dyti, i duhet të përllogarisë vëmendshëm nëse modeli i shtetit ku ai dëshiron të jetojë është një shtet i dobët, i kontrolluar nga interesa oligarkike ekonomike e politike-e si pasojë i varur nga prononcimet e lloj-lloj të dërguarish specialë e përfaqësuesish të huaj- apo një shtet relativisht efektiv, i cili do të garantonte mirëqenien e secilit qytetar e për rrjedhoje edhe të vetë shtetit. Dhe së treti, qytetarit racional i duhet të peshojë mirë mënyrën më efikase për të garantuar një sistem ekonomik liberal, ku konkurrenca e lirë të mos jetë vetëm shprehi retorike dhe lufta për pushtet të mos cënojë vazhdimësinë politiko-ekonomike të vendit. Ndër këto tre aspekte kryesore, në këtë shkrim do të ndalem te roli që luan sistemi politik në Shqipëri në ecurinë e marrëdhënies shtet-qytetar, nisur nga pozitat e zgjedhjes së logjikshme të qytetarit. Siç është trajtuar gjerësisht më parë në media, sistemi aktual politik u vendos me marrëveshje midis dy partive më të mëdha në vend. Historikisht, përtej retorikës në fushata, këto dy forca e kanë gjetur gjuhën e bashkëpunimit për sa i përket ndarjes së pushtetit midis tyre. Përjashtim bën kryengritja neo-komuniste e 97-s si dhe fërkimet jo të vogla gjatë periudhave zgjedhore, atëherë kur vendosej se cila forcë me aleatët përkatës do ishte në qeverisje e cila në opozitë. Të gjitha zgjedhjet deri në 2005 karakterizoheshin nga dhuna dhe manipulimet masive, të cilat kishin krijuar një imazh negativ për procesin zgjedhor. Megjithë vështirësitë, rezultatet e zgjedhjeve janë pranuar nga palët në shkëmbim të kompromiseve, duke e bërë sistemin funksionues për partitë politike. Me Kodin Zgjedhor të 2008, Shqipëria ju afrua shumë bipolarizmit dhe për herë të parë patëm disa elementë sigurie të panjohur më parë në proceset elektorale, si futjen e letërnjoftimeve biometrike dhe numërimin elektronik të votave. Futja e këtyre elementëve në sistem u bë e mundur nga mbështetja e gjerë politike që pati kodi. Gjithashtu palët ranë dakord që stabiliteti i sistemit ishte faktori më i rëndësishëm në këtë stad të zhvillimit të vendit, duke lehtësuar vijueshmërinë e pushtetit për atë që do fitonte zgjedhjet. Për këtë arsye, palët vendosën të forcojnë pozitën e Kryeministrit të pas 28 Qershorit, duke i dhënë në këtë mënyrë edhe më shumë rëndësi rezultatit të zgjedhjeve. Me fjalë të tjera, fituesi i zgjedhjeve kishte shumë më tepër garanci ta përfundonte mandatin i qetë se sa përpara ndryshimeve. Kështu pra, votimi i reformave kushtetuese si dhe reformat për NATO-n
erdhën si pasojë e këtij bashkëpunimi sistematik. Po a ka vlerë për qytetarin e logjikshëm ky sistem? Qytetarit racional natyrisht që i intereson që sistemi nxori nga loja partitë ushunjëza, të cilat mbanin peng jo vetëm ambiciet e partive të mëdha por edhe qytetarët, pa pasur ndonjë peshë të madhe elektorale. Sikundër, është e volitshme për qytetarin racional që mjedisi politiko-shoqëror të jetë i stabilizuar dhe me pritshmëri të llogaritshme. Por, “loja e kutive” e opozitës e ka prishur këtë ekuilibër, duke i vënë një pikëpyetje të madhe dobisë së këtij sistemi për qytetarin. Në luftën e tij për “të hapur kutitë”, Edi Rama po kërcënon të përmbysë sistemin e kjo është gjëja e fundit që i intereson qytetarëve të logjikshëm. Veprime të tilla janë të papërgjegjshme sepse çmimi që paguan qytetari nga pasiguria që krijon bojkoti nuk kundërpeshohet domosdoshmërisht nga përfitimi margjinal i transparencës zgjedhore, ashtu siç pretendon Rama. Megjithë retorikën aktuale për pastrim të zgjedhjeve, Rama nuk ndërmori asnjë veprim ligjor për të kundërshtuar legjitimitetin e zgjedhjeve, deri kur nuk ju rrezikua pozita e brendshme në parti. Në fakt, PS-ja ka qenë kontradiktore në shprehjet e saj publike, herë duke i cilësuar zgjedhjet të vdekura e herë duke njohur përgjithësisht rezultatin, po duke kontestuar episode të veçanta. Pra, transparenca e kërkuar nga socialistët duket sikur rrjedh nga konjuktura të momentit e jo nga shqetësimi për institucionin e zgjedhjeve. Nga ana tjetër, shumica, e zgjedhur më 28 Qershor, duket se po mjaftohet me përsëritjen e argumentit (në thelb të verifikueshëm) se paktet ishin të qarta dhe se pala humbëse duhet të presë radhën e saj. Kësaj i shtohen edhe thirrjet për përgjegjshmëri e për të mos penguar integrimin e vendit. Mirëpo kjo përgjigje ndaj provokimeve të opozitës e vendos me hir apo me pahir shumicën në rolin e ruajtësit të status-quo-së politike, me çdo kusht e me çdo çmim. Ky pozicionim lejon perceptimin se beteja e tanishme politike nuk reflekton interesat e qytetarit racional. Me fjalë të tjera, pakti mes palëve është i vlefshëm për qytetarin e logjikshëm vetëm nëse krijon stabilitet politik dhe mirëkuptim të ndërsjellë. Për më tepër që sa më shumë të shtyhet zgjidhja, aq më shumë përvijohet një çrregullim i zgjedhjeve vendore, i cili do të krijonte një pështjellim ende më të madh të sistemit politik. Në këto kushte, zgjidhja e situatës së ngërçit kalon ose nëpërmes një marrëveshjeje Rama-Berisha ose nëpërmjet delegjitimimit të njërës prej palëve, e cila ka si pasojë shembjen e sistemit aktual. Ndërsa Rama përdor si trysni protestat pa kufi e deri edhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, duke rrezikuar ta çojë vendin në kolaps politik, shumica po rreket të bindë një pjesë të socialistëve tradicionalë se udhëheqësi aktual po i nxjerr nga sistemi. Sipas këtij argumenti, dalja e PS nga sistemi përveçse e dëmshme për vendin, do t’i privonte elitat socialiste nga privilegjet e garantuara nga marrëveshjet e gjithë këtyre viteve. E kjo vështirë se u vjen përshtat shumicës së vendimmarrësve brenda PS-së. Si përfundim, është e qartë se deri më sot bojkotet dhe përmbysjet e sforcuara të sistemit nuk kanë pasur rezultate pozitive për shqiptarët e logjikshëm. Ata që kanë përfituar nga konflikte të tilla, të ngritura mbi platforma vetjake, nuk kanë qenë qytetarët. Përkundrazi, përplasje të tilla mund të ndryshojnë raportet e forcës mes palëve, por qartësisht e kanë dëmtuar interesin e qytetarit racional. Kjo lloj politikëbërje bën që zgjidhjet të vijnë nga marrëveshje politike mes udhëheqësish, të cilat kanë prioritet vazhdimësinë e tyre në krye të grupimeve respektive, por jo mirëqenien e qytetarëve.