Ekonomia shqiptare dhe kriza tek socialistet
Mirlinda Rusi *
Në javët e fundit e gjithë propaganda socialiste po shkon gjithmonë e më shumë drejt fokusimit te çështjet ekonomike të Shqipërisë, duke u munduar të argumentojnë në çdo formë dhe mënyrë se ekonomia shqiptare po përjeton tashmë një krizë ekonomike, që i ka rrënjët te Qeveria, e cila duke përvetësuar/vjedhur me pa të drejtë votat e mjaftueshme për të dalë fituese pa të drejtë në zgjedhjet e fundit parlamentare, nuk tregon as kujdesin më të vogël për situatën ekonomike dhe sociale të vendit, përkundrazi, ajo (Qeveria) po e zhyt vendin në një krizë ekonomike. Në këtë mënyrë, Rama dhe të gjithë mbështetësit e tij në Partinë Socialiste legjitimojnë përshkallëzimin e protestave dhe mosbindjes civile, në mënyrë që të bëjnë të pamundur vazhdimësinë e qeverisjes së sotme. Në të njëjtën kohë, PS dhe në veçanti linja radikale e Ramës, flet gjithmonë e më pak për një transparencë apo përmirësim të sistemit zgjedhor, pasi është e qartë se futja në Parlament e PS-së, megjithëse pa dëshirë, nuk do të justifikonte përshkallëzimin e protestave për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve të kaluara. Kjo ka bërë që faktikisht i gjithë grupi parlamentar socialist të delegjitimohet, duke u kthyer thjesht në një strukturë amorfe, pa formë dhe përmbajtje, pasi nuk është në gjendje të mbajë asnjë qëndrim politik në Parlament, për shkak të mospjesëmarrjes në komisionet parlamentare, si dhe në debatin parlamentar për çështje që ky i fundit merr në shqyrtim. Pa dyshim çdo parti politike, nëse shikon se situata ekonomike e një vendi përkeqësohet për shkak të keqqeverisjes, ka të drejtë morale dhe politike të informojë publikun dhe ta ftojë atë në protesta masive, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisjes dhe për rrjedhojë, mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Nisur nga ky argumentim, në këtë artikull do të analizohet nëse: është Shqipëria në një krizë ekonomike dhe së dyti, cili është roli i kësaj qeverie në drejtim të përkeqësimit të situatës apo mosndërhyrjes me instrumentet e duhur për gjallërimin ekonomik? Le të ndalemi te çështja e parë. Në fakt, termi krizë ekonomike do të nënkuptonte që në të njëjtën periudhë kohe një vend të përjetonte njëkohësisht rënie ekonomike në së paku dy deri në tre, 3-mujore të njëpasnjëshëm, ngritje të inflacionit e shprehur kjo me rritjen në indeksin e çmimeve me pakicë në atë masë, e cila do t’i bënte depozitat apo kursimet e popullatës të merrnin vlerë negative në një periudhë afatmesme (2-3 vjeçare), si dhe rritje të papunësisë, për shkak të zvogëlimit të vendeve ekzistuese të punës. Le t’i marrim dhe analizojmë të gjithë këta tregues, në mënyrë shumë sintetike, duke filluar së pari me inflacionin dhe papunësinë. Sipas të dhënave të INSTAT-it, inflacioni megjithëse ka pasur një tendencë rritjeje në 3-4 muajt e fundit, ai përsëri nuk e kaluar 4.5% të rritjes me bazë krahasim vjetor, dhe për më tepër kur analizohet mesatarja vjetore, indeksi është më i ulët se 4%, sa është objektivi i Bankës së Shqipërisë. Duke u lëkundur në këto nivele, inflacioni nuk ka as ndikimin më të vogël në kursimet e popullatës të mobilizuara në depozitat bankare, pasi interesat në lekë me bazë vjetore janë minimumi 2-3 pikë në përqindje më të larta se indeksi i çmimeve, çka e ka bërë edhe monedhën vendëse të ruajë relativisht qëndrueshmërinë e saj, pavarësisht një zhvlerësimi prej 5-7% të saj në krahasim me nivelet e viteve të kaluara. Papunësia është nga treguesit më sintetikë të krizës ekonomike. Në fakt, ajo që po tregohet veçanërisht nga Rama është se treguesi i papunësisë nuk është real 14%, pasi ai nuk merr parasysh papunësinë e fshehtë që ndodhet në fshat, për shkak së banoret e fshatit, që kanë më shumë se një ha në përdorim, konsiderohen si të vetëpunësuar dhe nuk përfshihen në listën papunësisë, në rast se ata pjesën më të madhe të kohës qëndrojnë papunë. Në fakt, Ramës i është thënë me siguri që kjo metodë e llogaritjes së papunësisë është përdorur tash 20 vjet në Shqipëri dhe kjo me të drejtë, duke marrë parasysh rekomandimet e ILO, e cila e unifikon llogaritjen e këtij indeksi në shkallë botërore. Në rast se ne do zbatonim metodologjinë e rekomanduar nga Rama për majtën e papunësie, atëherë duhet ta rillogaritnim papunësinë për të gjithë periudhën 18-vjeçare, çka do të na nxirrte në të njëjtat konkluzione si dhe me treguesin e sotëm, që papunësia në 4 vitet e fundit do të kishte të njëjtën tendencë, pavarësisht bazës më të madhe që ky indeks mund të kishte.
Pa dyshim që nga pikëpamja statistikore INSTAT-i mund të bëjë më shumë në drejtim të përmirësimit të treguesve statistikorë dhe veçanërisht në fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale të këtij institucioni të rëndësishëm, por ajo çka vihet re në përdorimin e treguesve statistikorë nuk është vlerësimi i situatës mbi bazën e treguesve të prodhuesve nga INSTAT, por krijimi i një tymnaje statistikore alla-Rama, në mënyrë që të justifikojë veprimet e tij politike. Le të ndalemi së fundi në treguesin e rritjes/uljes ekonomike. Rënie ekonomike është vërtetuar tashmë nga INSTAT vetëm në 3- mujorin e IV të vitit të kaluar në më pak se 1%, e ndodhur kjo kryesisht për shkak të rënies në mënyrë të ndjeshme të aktivitetit në sektorin e ndërtimit (rreth 17%) dhe pjesërisht në atë të industrisë përpunuese. Pra, për të treguar me anë të këtij indeksi nëse ka rënie të mirëfilltë ekonomike, duhet të priten rezultatet e 3-mujorit të parë të vitit në vazhdim dhe ndoshta 3- mujorin e dytë të po këtij viti, për të konkluduar se Shqipëria është futur në spiralen e rritjes negative ekonomike. Pa këta tregues është e pamundur të nxirret një konkluzion i tillë, pasi statistikisht, nëse 3-mujorët e tjerë dalin me rritje pozitive, atëherë kemi vazhdimin e ritmeve të rritjes pozitive ekonomike, por ndoshta në një nivel më të ulët se në vitet e mëparshme, kur indekset e rritjes 3-mujore ishin të gjitha pozitive. Në këtë rast, nëse PS vërtetë ndoshta mund të ketë një shqetësim real, është perspektiva e zymtë ekonomike vetëm për një sektor të ekonomisë dhe pikërisht për atë të ndërtimit, i cili mesa duket është afektuar më shumë nga kriza globale ekonomike, pasi remitancat e dërguara nuk janë të mjaftueshme për të mbajtur në nivele të larta kërkesën për ndërtime të reja, bizneset e të cilave ndoshta po e ndjejnë realisht këtë me një mungesë të likujdeteve, të cilën edhe në këtë rast Rama po mundohet t’ia faturojë Qeverisë për vonesa në shlyerjen e detyrimeve për punimet në firmat e ndërtimit. Në fakt, shqetësimi i Ramës për përkeqësimin e situatës financiare të firmave të ndërtimit është i vetmi shqetësim serioz dhe i motivuar i tij për të protestuar kundër Qeverisë. Kjo me sa duket, ndodh për faktin se në detyrën e kryetarit të bashkisë ka ditur të mbështetë dhe mbështetet pikërisht mbi këtë grup të biznesit, që duke përdorur edhe një pjesë të mirë të medias, të cilën e financojnë, direkt apo indirekt krijojnë të gjithë imazhin e një krize të përgjithshme ekonomike. A mundet që në këtë rast Qeveria të ndihmojë me politika sektorin e ndërtimit veçanërisht atë që lidhet me ndërtimin e objekteve qytetare? Në fakt, në rast se kjo do të ndodhte, do të ishte një rast unik, dhe ndoshta me pasoja afatgjata ekonomike, pasi mbështetja e këtij sektori qoftë duke stimuluar kërkesën konsumatore për ndërtime të reja, qoftë politika lehtësuese fiskale që mund të aplikoheshin për këtë sektor, do të krijonin një prishje të ekuilibrave ekonomikë, pasi do të stimulohej investimi privat në këtë sektor, i cili në parim është sektori që mobilizon fonde dhe i kthen ato në joprodhuese, duke larguar ato sektorë të tjerë, të cilët do të sillnin ndikime pozitive afatgjata në zhvillimin e ekonomik të vendit si në të prodhimit e të shërbimeve, veçanërisht në transport dhe shërbime të tjera, që lidhen me bërjen e ekonomisë shqiptare me kompetitive për tregun rajonal dhe më gjerë. Si përfundim, do të thoshim se kryetari Rama dhe analistët ekonomikë, që trumbetojnë krizë ekonomike në Shqipëri, në të vërtetë janë të shqetësuar për krizën reale që po përjeton PS-ja, si dhe mbështetësit e financuesit e deritanishëm të kësaj partie, të cilët po e ndjejnë se nuk mund ta përballojnë për më gjatë “investimin Rama”, i cili nga ana e tij po shton gjithnjë e më shumë presionin mbi të zgjedhurit vendorë socialistë, të cilët nën frikën e mos rikandidimit në zgjedhjet e ardhshme lokale, të jenë të detyruar që jo vetëm të financojnë autobusët e militantëve për mitingun e 30 prillit, por edhe t’i indoktrinojnë ata me ekzistencën e një krize ekonomike të paqenë.
* Drejtore Ekzekutive
Qendra për Kërkim dhe Zhvillim, Tiranë