Rama për të dytën herë në Tropojë
23/03/2009 Takimi me vullnetarët
Kreu socialist Edi Rama është rikthyer në qytetin verior të Tropojës për të dytën vizitë në harkun kohor të më pak se një viti. Kështu, në turin e takimeve me “Vullnetarët e bashkimit të ri për ndryshim” Rama është ndalur edhe në këtë qytet, ku nuk ka harruar të lëshojë thirrjet për bashkim. “Të gjithë së bashku t’i japin jetë një bashkimi të madh qytetarësh, që tashmë ka nisur të shtrihet në të gjithë vendin, për t’i dhënë fund një loje që luhet prej 18 vjetësh në kurriz të qytetarëve dhe për të ndërtuar një qeverisje për qytetarët, - vuri në dukje Rama gjatë fjalës së tij përpara vullnetarëve socialistë të qytetit të Tropojës. - Kjo zonë i ka vënë në dispozion lëvizjes kundër diktaturës komuniste dhe pro Shqipërisë si gjithë Evropa thuajse të gjithë djemtë dhe vajzat e saj. Sot kjo zonë vazhdon të mbetet e harruar, vazhdon të mbetet jashtë rrugëve të zhvillimit, vazhdon të mbetet jashtë rrugëve të mirëqenies dhe punësimit”, - nënvizoi kreu socialist. Edhe në këtë takim Rama parashtroi arsyet pse është pjesë e kësaj gare elektorale. “Unë nuk jam në këtë garë për t’u ngjitur në qeveri bashkë me disa të tjerë, por jam në këtë garë për të transformuar këtë vend në mes të Evropës, ku nëna jonë na ka lindur dhe Zoti na i ka dhënë të gjitha për të qenë njësoj si të tjerët”, - u shpreh ai. Gjithashtu kryetari i PS-së kërkoi ndërgjegjësimin e të gjithë shqiptarëve për rëndësinë që kanë në thelb të tyre zgjedhjet e përgjithshme që do të mbahen dielën e 28 qershorit. “Këto zgjedhje janë një udhëkryq mes së shkuarës dhe së ardhmes. Janë mundësia ideale për t’i dhënë jetë një bashkimi njerëzish që kanë vendosur të jetojnë në këtë vend apo që nuk kanë mundësi tjetër përveçse të jetojnë në këtë vend dhe që nuk duan të mbeten deri në fund të jetës së tyre peng i lojës së interesave të të njëjtave personazhe dhe oborre familjare e klanore sa djathtas e sa majtas”, - theksoi Rama, duke shprehur bindjen se me qeverisjen e dalë nga vota e 28 qershorit do të lindë një qeverisje e qytetarëve për qytetarët.