E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Korrupsion me pronat, me firme te Berishes

Partia Socialiste ka akuzuar dje kryeministrin Berisha se ka kontribuar dukshem ne korrupsionin me pronat. Nenkryetari i grupit parlamentar socialist, Erion Brace doli ne nje konference per shtyp ne seline roze, ku ka theksuar se vleresimet e fundit per Lirine Ekonomike ne vend, konfirmojne edhe nje here binomin shkaterrues, korrupsionin dhe pronat. Zyrtari i larte socialist tha se pronat jane perdorur per korrupsion dhe korrupsioni me pronat, tokat, me se shumti eshte dominant. "Po t'u hedhesh nje sy deklarimeve te pasurive te pushtetareve tane, te gjitha te blera me cmime qesharake, prona ne siperfaqe te konsiderueshme duke nisur nga familja e kryeministrit dhe me poshte", vijoi Brace. Numri dy i grupit parlamentar socialist vazhdoi duke numeruar fakte, qe sipas tij vertetojne perfshirjen e kryeministrit dhe mbeshtetesve te tij, ne afera korruptive. "Ne vetem 2 muaj, ne komunen Novosele-Vlore, jane ndare 100 hektare dhene me qera, ku perfitues jane: keshilltari i PD 1 ha, kryetari i PD se zones-keshilltar 10 ha, shoferi i kryetarit te komunes 10-ha, nje tjeter keshilltar i PD 4.6 ha, djali i sekretarit te komunes 0.2 ha, vellai i sekretarit te komunes 1 ha, djali i kryetarit te komunes 10 ha, dy pushtetaret vendore e drejtor drejtorish ne Vlore 18.3 ha, 2 biznese te deshtuara, kliente politike 19.5 ha. Ne Elbasan, procesi njoftohet publikisht ne gazeten lokale te PD-se, se qarkut, nga drejtuesit lokal te PD", tha Brace. Ne rrethin e Lushnjes, kryetari i bashkise se Divjakes, kete vjedhje e ka bere ne emer te te vdekurve, duke nisur nga babai i tij, qe ka kohe qe ka ikur nga kjo bote. "Pra, ky fenomen qe po ndodh, eshte pothuaj nje grabitje kombetare me permasa te paprecedente, nen syte, nen mbikeqyrjen dhe me vendimet e Sali Berishes", tha Brace.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›