Katastrofa në Pakistan, më e tmerrshme se tërmeti
Sipas Kombeve të Bashkuara, katastrofa e përmbytjes në Pakistan po bëhet gjithnjë e më shumë dramatike, madje është më e tmerrshme se tërmeti në vitin 2005, deklaratën e ka bërë Mauricio Giuliano, zëdhënës i zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare. “Përmasat e katastrofës janë të jashtëzakonshme, shifrat për shtëpitë e shkatërruara dhe njerëzit e prekur janë shumë më të larta se ato të tërmetit në Haiti vitin e shkuar, sesa cunami në vitin 2004 dhe tërmeti në vitin 2005 në Pakistan. Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë aq përmasën e shkatërrimit, sepse kanë vdekur shumë më pak njerëz, por në kuptimin e ndihmës humanitare, kjo katastrofë është shumë më e tmerrshme”, - tha Giuliano. Deri tani janë prekur 13,8 milionë vetë nga katastrofa e përmbytjes në Pakistan.