Grabitësit u zhdukën nga vendngjarja me motoçikletë. Policia sekuestron kasetat filmike të bankës Tiranë, maskat grabisin me armë bankën Vidhen me dhunë 3.5 milionë lekë tek rruga e Kavajës, ikin autorët
Tre persona të maskuar dhe të armatosur grabitën dje në mëngjes filialin e një banke tek rruga e Kavajës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në kryqëzimin e rrugës “Skënderbej”, tek blloku i ambasadave me rrugën e “Kavajës”, vetëm pak metra larg një vendroje të Policisë së Shtetit, në hyrje të kompleksit të godinave diplomatike. Tre autorët e krimit, të maskuar janë afruar me motoçikleta pranë bankës; në fillim njëri prej tyre dhe pastaj dy të tjerët. Pasi kanë neutralizuar rojen private që kryente shërbim jashtë derës së bankës, kanë hyrë brenda me të shpejtë rreth orës 09:15. Gjithçka ka ndodhur brenda pak sekondash, kur të dy personat janë afruar te sporteli dhe kanë rrëmbyer paratë që ndodheshin aty. Më pas, ata kanë dalë nga filiali i bankës dhe janë zhdukur me motoçikleta sërish nëpër rrugën e “Kavajës”, e cila ato momente ndodhej në pikun e trafikut të makinave. Pak minuta më pas, në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia, e cila ka kryer veprimet hetimore, por pa mundur të identifikojë grabitësit, të paktën deri mbrëmjen e djeshme.
Grabitja
Kur kishin kaluar vetëm pak minuta nga ora 09:00 e mëngjesit të djeshëm, sapo kishte filluar puna me klientët në filialin e bankës te rruga e “Kavajës”. Dëshmitarë nga vendngjarja pohuan dje se mes trafikut të rënduar të rrugës, pa u vënë re është afruar një person me motoçikletë, i cili ka frenuar afër derës së bankës, (dera ndodhet vetëm 1.5 metra nga asfalti i rrugës). Në të njëjtën kohë, dy bashkëpunëtorët e tij kanë hyrë brenda në bankë dhe janë drejtuar për te banaku e sportelet, ku kanë rrëmbyer të gjitha paratë që ndodheshin sipër banakut, të cilat i kishin arkëtaret nëpër duar. Pas ngjarjes banka pohoi se shuma e grabitur ishte 3.5 milionë lekë të vjetra. Kjo sasi parash përdorej nga punonjësit e bankës për pagesa emergjente. Duke frikësuar klientët dhe personelin e bankës nën kërcënimin e armës, dy grabitësit janë larguar me të shpejtë jashtë. Brenda pak sekondash ata janë gjetur sërish në rrugë dhe janë larguar me motoçikleta fillimisht drejt rrugës së “Kavajës” për nga drejtimi i kryqëzimit të “21 dhjetorit”, por për pak çaste janë zhdukur nga sytë pasi kanë hyrë rrugicave. Pas sinjalizimit për grabitjen e bankës, në vendngjarje kanë mbëritur forca të shumta policie. Efektivët blu rrethuan zonën, ndërsa nisën mbledhjen e provave nga vendngjarja. Hetuesit e mbërritur në vendngjarje morën në pyetje policin privat roje të bankës, të cilin e dërguan në Drejtorinë e Policisë për t’i marrë deklarime më të hollësishme, ndërkohë që pyetën edhe anëtarët e tjerë të personelit të bankës. Po kështu, kompania e Policisë Private që ruante bankën dërgoi një tjetër efektiv për të zëvendësuar kolegun, i cili u dërgua në polici. Ekspertët kriminalistë këqyrën kamerat e vëzhgimit dhe regjistrimit të institucionit, si dhe gjurmët e gishtave që fiksuan nëpër vendet ku kishin vendosur duart grabitësit. Në fund ekspertët morën me vete kopje të regjistrimit të ngjarjes nga kamerat e sigurisë që ndodheshin jashtë dhe brenda institucionit. Regjistrimet filmike priten të analizohen me qëllimin për të nxjerrë pajmen e autorëve të grabitjes.